LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e viktimave në aksidentin në Bullgari: Xhaferi na e shton dhimbjen, pse nuk lejon hetim parlamentar?

Familjarët e viktimave në aksidentin në Bullgari: Xhaferi na e shton dhimbjen, pse nuk lejon hetim parlamentar?

Familjarët e personave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në Bullgari, sot përmes një letre drejtuar mediave e kanë pyetur publikisht kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, se “kë dëshiron ta mbrojë ai dhe pse nuk lejon hetim parlamentar për rastin”.

Reklama

“Ne familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në Bullgari, tani që nuk i kemi më të dashurit tanë, kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë. Për këtë qëllim kërkuam që në Kuvend Komisioni anketues të mbajë mbledhje për të drejtat dhe liritë e njeriut. Por, sot morëm përgjigjen se këtë mbledhje edhe pse Kryetari i Komisionit, Halil Snopçe, e kishte thirrur, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka anuluar”.

“Ju kujtojmë se deputetët janë të dërguarit tanë në Kuvend dhe ata duhet të jenë zëri ynë dhe mbrojtësit tanë. Ne kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë, ndërsa vendimet e këtilla i vlerësojmë si tentim për të fshehur të njëjtën. Sot zotëri Xhaferi na rëndoi edhe më shumë dhimbjen dhe e pyesim publikisht, përse i pengon e vërteta, kë dëshiron ta mbrojë ai dhe pse nuk lejon hetim parlamentar?”, thuhet në letrën e familjarëve të viktimave nga aksidenti në Bullgari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Lajme
Walker kërkon hetim serioz ndaj KFOR-it: Ka zëra që thonë se ata negociuan dhe lejuan që sulmuesit të largoheshin

Walker kërkon hetim serioz ndaj KFOR-it: Ka zëra që thonë se ata negociuan dhe lejuan që sulmuesit të largoheshin

Lajme
Gërvalla, ndërkombëtarëve: Reagoni, dronët e konfiskuar dhanë dëshmi për përfshirjen e Serbisë në sulm

Gërvalla, ndërkombëtarëve: Reagoni, dronët e konfiskuar dhanë dëshmi për përfshirjen e Serbisë në sulm

Siguri
Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Lajme
Politikani serb: Është e qartë tani se Oliver Ivanoviq u vra nga Serbia, aktin e kreu Radioçiqi

Politikani serb: Është e qartë tani se Oliver Ivanoviq u vra nga Serbia, aktin e kreu Radioçiqi

Lajme
Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Siguri
Kalo në kategori