LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e Valdet Zekajt nga “Grupi Kumanova”, reagojnë ndaj Hykmete Bajramit (Video)

Familjarët e Valdet Zekajt nga “Grupi Kumanova”, reagojnë ndaj Hykmete Bajramit (Video)

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami në seancën e djeshme të Kuvendit, e ka quajtur skandal vendimin e Qeverisë Haradinaj për ndarjen e mjeteve për familjet e  të dënuarve dhe të vrarëve në ngjarjet e Kumanovës.

“Janë mbi 50 vendime të Qeverisë, nga më skandalozet,  ku ndahen para qoftë për të quar veteranët në deti ose në baja pas 20 viteve, qoftë kur ndahen para familjeve të akuzuarve për terrorizëm në ‘Rastin  Kumanova’”, ka deklaruar Hymete Bajrami.


Në anën tjetër familjarët e Valdet Zekës, i dënuar me burgim të përjetshëm pas ngjarjeve në Kumanovë, ndjehen të indinjuar pas fjalimit të deputetes Hykmete Bajrami.

“Hykmetja mbrëmë ka folur fjalë që mund t’i quaj marri. Ajo përmend një ndihmë që kryeministri Haradinaj u ka dhënë çlirimtarëve. Gabon Hykmetja kur ata i quan terroristë, sepse nëse ata janë terroristë atëherë e gjithë Ushtria Çlirimtare janë të tillë”, deklaron për RTV Dukagjinin Smajl Zekaj, babai i Valdetit, përcjell Telegrafi.

Edhe nëna e Valdetit, Shyhrete Zekaj thotë se fjalimi i deputetes Bajrami ka qenë politik. Ajo thotë se djali i saj nuk ka shkuar në Kumanovë për para, por sipas saj ai ka shkuar për ndjenja shqiptare.

“Kam shumë qejf të takohem me Hikmete Bajramin, dhe t’i tregoj se djali im ka boll dhe nuk ka shkuar për para. Tjerët nuk kanë por kanë shkuar [në Kumanovë] për ndjenja shqiptare që kanë. Nuk kanë shkuar për përfitime. Unë e respektoj Ramush Haradinajn që i vetmi ai ka bërë diçka për këta djem. Zoti e bekoftë. Zoti në qiell e qoftë”, deklaron e ëma e Valdet Zekës, Shyhrete Zekaj.

Qeveria e Kosovës kishte ndarë një fond prej 290 mijë eurosh si ndihmë për familjarët e të dënuarve nga “rasti Kumanova”./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori