LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e të vrarëve në luftë kërkojnë që serbët dhe Serbia të gjykohen për krimet në Kosovë

Familjarët e të vrarëve në luftë kërkojnë që serbët dhe Serbia të gjykohen për krimet në Kosovë

Mejreme Kelmendi nga Gjakova ka 21 vite që kërkon drejtësi për dy djemtë e saj njëri 10 vjeç dhe tjetrin 12 vjeç dhe bashkëshortin, të cilët në natën e 24 janarit të vitit 1999 forcat serbe me makineri të blinduar ia vranë pamëshirshëm.

Ajo thotë se për një nënë nuk ka më të vështirë se sa t’i varrosë dy fëmijët e saj.


“Më 24 janar të ‘99-s në orën 20:00 kanë dalë dhe i kanë gjuajtur ‘shkijet’ (serbët) me blind dhe i kam dëgjuar të gjuajturat… Kam dal atë natë i kam kërkuar, sen (asgjë) nuk kam ditur. Të nesërmen kur e kam lëshuar televizionin dhe kur e kam dëgjuar krejt janë vrarë. Kanë ardhur OSBE kur kanë ardhur asgjë nuk kam kërkuar vetëm kam thënë fëmijët le të mi kthejnë… I varrosëm pas 4 ditëve nuk kish asgjë më kiamet se me i varros dy fëmijët e të shkosh për Shqipëri e t’i lësh varret e fëmijëve”, thotë mes lotësh Kelmendi.

Për këtë nënë që ka humbur të dashur të saj nuk është aspak e drejtë që të gjykohen shqiptarët e ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e jo serbët që vranë e masakruan fëmijë, pleq gra e burra në Kosovë.

“Jo në rregull t’i gjykojnë shqiptarët, pse? Më mirë është dashur të gjykohen serbët sesa kanë mbytur gra e fëmijë.., Është dashtë të gjykohet ‘shkau’ (serbi), të dënojë ‘shkaun’ (serbin). Ku janë fëmijët e mi dhe mijëra fëmijët? Ata [serbët] është dashur t’i dënojnë… Pse t’i dënojë këta Gjykata Speciale ne e kemi mbrojtur vendin tonë. Kanë ardhur na kanë vrarë këtu. Ata kanë bërë krime. Ata, veç a kanë mundur me mbyt dhe masakru, ‘nuk kanë shiku’ çka është. E qysh shqiptarin me dënua? Shkaun ta dënojnë, t’i çojnë në Gjykatë. Ku u dënua një ‘shka’, ku u gjykua një ‘shka’ ku?”, theksoi ajo.

Të prekur me veprimet e Prokurorisë Speciale janë shprehur edhe familjarët e 377 personave të vrarë e zhdukur në masakrën e Mejës.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë paramilitarët serbë Lush Krasniqit nga fshati Ramoc të komunës së Gjakovës ia vrau dy vëllezërit dhe axhën e tij. Trupat e tyre tashmë prehen në kompleksin memorial në Mejë të Gjakovës.

Për Krasniqin tendencat për njollosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë qëllim këqija.

“Tendencat nga çdo anë janë qëllim këqija dhe janë të ndryshme por asgjë që është e pastër nuk mund të njolloset, UÇK-ja nuk mund të njolloset nuk është në pyetje që është duke u sulmuar UÇK-ja se pjesëtar i UÇK-së kam qenë edhe unë… Mendoj që këtu ka tendenca qëllimkëqija dhe askush që akuzohet për çka do qoftë nëse nuk ndihet fajtor nuk ka nevojë t’i frikësohet asnjë gjykate”, theksoi ai.

Më 24 qershor të këtij viti Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur propozim aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit. Lajmi për këtë aktakuzë erdhi pak ditë para se të mbahej takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë.

Kreu i shtetit u njoftua derisa po udhëtonte drejt Uashigtonit, derisa më pas ky i fundit e anuloi pjesëmarrjen e tij. E këtë të hënë kreu i shtetit, Hashim Thaçi është ftuar për intervistim nga prokuroria e Hagës. /k/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori