LAJMI I FUNDIT:

Familja Geci: Po organizohet atentat ndaj Gani Gecit

Familja Geci: Po organizohet atentat ndaj Gani Gecit

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka thënë se ka informacione se po organizohet atentat ndaj tij.

Geci ka rrëfyer ngjarjen duke thënë se pardje dy policë kanë trokitur në dyert e shtëpisë për t’i dhënë lajmin se po organizohet atentat ndaj tij.


Kryefamiljari i Gecëve, Halili ka sqaruar këtë situatë duke i bërë ftesë publike edhe Sami Lushtakut të shpjegojë një rast.

“Policia e Kosovës ka informata se po organizohet atentat kundër Gani Gecit.

Të nderuar qytetar pardje me datën 13.11. 2017 rreth orës 11 35 minuta në derën tonë kanë trokitur dy policë hetues të krimeve të rënda nga Prishtina.
Pasi janë prezantuar me ID kartel si policë hetues para vëllait tonë Gani Gecit dhe i kanë thënë se kanë një bisedë me Ganiun.
Ganiu i ka ftuar brenda në kullën tonë. Policët në mënyrë të qetë i kanë thënë që mos të shqetësohet por që Policia e Republikës së Kosovës ka informata dhe është duke hetuar se dikush është duke përgatitur një atentat kundër vëllait tonë Gani Gecit.

Policia e ka pyetur vëllaun tonë se mos rastësisht Ganiu ka ndonjë informatë apo ndonjë kërcënim eventual! Vëllai ynë Ganiu pas konsultimeve me avokatin e ka dhënë një deklaratë para policëve hetues, deklaratë të cilën policia e ka marr me vete.

Ne familja Geci prej vitit 1998 e këndej për shkak të bindjeve politike kemi pasur shumë probleme nga disa udhëheqës të vetëshpallur të UÇK-së, emrat e të cilëve tashmë i din opinioni shqiptarë.
Fillimisht me datën 19.08.1998 nga grupe kriminale që shfrytëzonin emrin e UÇK-së na është plagosur vëllai ynë Esat Geci.

Se kush dha urdhër për ta plagosur Esatin e dimë saktë sepse e ka dëshmuar me dëshmi Xhevdet Zeneli nga Plluzhina e Skënderajt si i akuzuar prandaj ftojmë gjykatën Speciale që ta hetoj rastin e plagosjes se vëllait tonë. Pas kësaj plagosje nga njerëz të fuqishëm në politikën e Kosovës e sponzoruan dhe mashtruan një kushëri me benificione të ndryshme për të futur vëllavrasje ne lagjen e madhe Geci

Falë syçelësisë sonë këtë nuk arritën. Ftojmë publikisht Sami Lushtaku te shpjegoj se si e shpëtoj pa e arrestuar Avni Hunën për shkak se i ka ndihmuar një ushtari të plagosur Esat Gecit. Dy muaj më vonë u tentua të vritet vëllai ynë Gani Geci por Zoti e shpëtoj. Shtabi i përgjithshmen lëshoj një Komunikatë kundër vëllait tonë Gani Gecit komunikate cila ishte fund e krye gënjeshtër dhe si e tillë u hodh poshtë nga Zona Operative e Drenicës dhe e nënshkruar nga Sami Lushtaku dhe të gjithë komandantët e kësaj Zone.
Ftojmë gjykatën Speciale ta hetoj në tërësi komunikatën nr.59.

Për këtë komunikatë fillimisht u prononcua në Klan Kosova se prapa saj qëndron personalisht Azem Syla por më vonë pas takimit me burra Azem Syla u betua se as nuk e ka njohur vëllaun tonë as nuk e ka shkruar por autorsinë e ka marr pasi kishte pozicionin si komandant i Përgjithshëm i UÇK -es që për familjen ishte e besueshme dhe i logjikshëm arsyetimi i Azem Sylës.

Pas komunikatës nr.59 disa herë u tentua të vritet vëllau ynë Gani Geci por Zoti e shpëtoj .
Të gjitha te kqijat kundër familjes tonë burimin e kanë në Komunikatë n nr 59.
Me datën 19.10. 2001 si pasoj e komunikatës nr 59 dhe sponzorimit dha pagesës në shuma të mëdha parash këto para u ndaun për gjysmë nga persona te fuqishëm me Ruzhdi Shaqirin ndërsa Agron Sylejmani nuk e dinte që kjo vrasje bëhej me pagesë. Në kë të atentat ku u tentua të vritet vëllau ynë Gani Geci, u plagos rëndë dhe fal Zotit u shërua në kampin Amerikan Bonstill por te vrarë mbeten Bekim Kastrati gazetar i” Botës Sot” dhe Besim Dajaku turpëroj i Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova ndërsa pa plagë shpëtoj Shani Geci.

Për shumë kohë nga politika u përdor një kushëri i joni kundër familjes sonë edhe tani po i njejti po përdoret nga politika për qëllime të njëjta. Arrestimi dënimi pastaj lirimi me nënshkrime të politikës si dhe dalja ne media e tij përdoret si karrem i politikës për konflikte të më tutjeshme.

Ne shpresojmë se kushëriri ynë ka kuptuar lojën politike rreth tij dhe rreth burgosjes dënimit dhe lirimit të tij.
Ne shpresojmë se vëllezërit,nipat dhe dhëndurët e Sabit Gecit e kanë kuptuar se në mulli të kujt do shkon uji me këto nërskamza dhe lojën politike qe e luajtën personat qe i dimë ne se kush qëndron pas kësaj . Ne i dim të gjitha prej kujt po na vjen e keqja e dimë edhe kush po përdoret dhe për çka po përdoret kundër familjes sonë. Për vite të tëra kreu politik i UÇK-së propagandoj rrejshëm kundër vëllaut tonë Gani Gecit.
Nga hetimet tona dhe të hetuesisë ndërkombëtare doli i vërtetuar fakti se vrasësi kryesor ishte Agron Sylejmnani me Ruzhdi Shaqirin dhe te tjerë . Menjëherë pas atentatit ne e dimë kush mbajti konferencë për media dhe tha se kjo vrasje nuk ka të bëjë me politikën por ka të bëjë vrasje me motive familjare .

Atë herë shtrohet pyetja çfarë i kemi bërë ne Agron Sylejmanit nga Podujeva.

Të gjitha hetimet edhe ndërkombëtare edhe hetimet tona na qojnë se deklaratat PDK-s ishin te qëllimshme për të futur konfuzion në hetimet e mëtutjeshme.
Ftojmë gjykatë n Speciale ta hetoj atentatin kundër vllaut tonë Gani Gecit sepse përgatitjet për këtë atentat janë bërë menjë herë pas luftës qysh në vitin 1999 -2000. Aso kohe komandanti i policisë së Skenderajt pat ardhur ne shtëpi dhe na pat thënë të ruhemi se mund të vriteni. Afërsisht njëjtë po ndodh edhe tani në vitin 2017 sepse hetuesit po vijnë në shtëpi dhe po na sugjerojnë të kemi kujdes.
Ne jemi qytetar të Republikës së Kosovës dhe lirinë e lëvizjes së lirë na e garanton Kushtetuta e Kosovës dhe ne i drejtohemi organeve të Sigurisë së Kosovës që të na garantoj jetën e lirë, lëvizje e lirë dhe i drejtohemi posaçërisht Presidentit z.Hashim Thaçit si Gardian i Kushtetutës së Kosovës që të na garantoj lëvizjen e lirë si qytetar të këtij vendi.
Nëse presidenti nuk na garanton lirinë e lëvizjes dhe nëse Presidenti nuk i përdor mekanizmat e shtetit për të na mbrojtur por i përdor mekanizmat shtetëror për të na kërcënuar dhe për të na shantazhuar e bërë presion që ne ta lëshojmë Kosovën siç beri ne te kaluarën atëherë ne si familje jemi të detyruar të kërkojmë ndihmë nga mekanizmat e sigurisë Ndërkombëtare dhe jemi të detyruar të organizohemi për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, vetvetes dhe familjes sonë.
Me respekt,
Kryefamiljari Halil Geci” thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori