LAJMI I FUNDIT:

Falsifikim të parasë-Prokuroria Themelore në Gjakovë ngrit aktakuzë kundër dy personave

Falsifikim të parasë-Prokuroria Themelore në Gjakovë ngrit aktakuzë kundër dy personave

Prokuroria Themelore në Gjakovë, departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, A.B., dhe K.N.,  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Sipas njoftimit prokuroria njofton se i pandehuri A.B., me datë të pacaktuar e deri më 23 mars 2022, në Gjakovë, vë në qarkullim parat e falsifikuara duke e ditur se janë të falsifikuara me qëllim për ti vënë vetës apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm pasuror, duke shitë me çmim më të lirë monedha nga 100 euro në shumë të pa përcaktuara tek personi K. N.


“Pas njoftimit të policisë me rastin dhe ndërmarrjes së menjëhershme të veprimeve, rezulton se i pandehuri i ka shitur personit/të pandehurit K. N., tetëmbëdhjetë (18) monedha nga 100 Euro të falsifikuara me çmim prej 20 Euro për copë e që më pas ky blerës i ka shitë këto monedha tek i mituri F.G. në shumë prej 25 Euro duke vazhduar kështu shitja tek blerësit e tjerë të mitur. Nga patrullimet e kryera policore, të pandehurit A. B., i  janë gjetur monedha të falsifikuar dhe para origjinale, të cilat i janë sekuestruar për shkak të përfitimit nga paratë e falsifikuara, vënies së tyre në qarkullim për të vërteta, transportimit, për dorjes dhe shitjes së tyre, edhe pse në dijeni se një veprim i tillë është i kundërligjshëm. Tutje siç bëhet e ditur në njoftim, me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë, nga neni 296 parg.2  të KPRK-së. Po ashtu, i pandehuri K.N., me datë të pacaktuar e deri më 23 mars 2022 në Gjakovë, vë në qarkullim parat e falsifikuara duke e ditur se janë të falsifikuara me qëllim për ti vënë vetës apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm pasuror, vë në qarkullim parat të cilat i kishte blerë nga i pandehuri A. B., dhe kështu i shet personit tjetër së paku 7 apo 8 herë përkatësisht të miturit F.G. monedha prej 100 Euro në shumë prej 25 Euro e që më pastaj i mituri vazhdon të i shet tek i mituri tjetër B.P. ”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas njoftimit thuhet se i pandehuri në mënyrë të kundërligjshme edhe pse në dijeni se paraja është e falsifikuar bënë transportimin e tyre përmes pranimit, duke përdorur dhe poseduar me qëllim të vënies në qarkullim për të vërtetë.

“Me këto veprime ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”, nga neni 296 paragrafi 2 të KPRK-së. Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që të pandehurit A.B., dhe K.N., të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori