LAJMI I FUNDIT:

Falimenton restoranti i njohur në Shqipëri, ndërsa kompania kosovare e taksive kthen veturat elektrike në gaz

Falimenton restoranti i njohur në Shqipëri, ndërsa kompania kosovare e taksive kthen veturat elektrike në gaz

Për shkak të rritjes së çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, shumë kompani dhe restorante janë detyruar të ulin numrin e punëtorëve, e disa prej tyre edhe të ndalojnë së funksionuari.

Reklama

Inflacioni ka prekur po thuajse të gjithë, ndërsa shumë punëdhënës janë duke u përballur me vështirësi. Së fundmi në Kosovë, është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike në 15 përqind.

E, kjo ka bërë që kompania e taksive E-taxi veturat e tyre elektrike t’i kthejë në gaz, transmeton Telegrafi.

“Sqarim publik.Të nderuar pasagjerë dhe bashkëpunëtorë, me ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike sipas vendimit të fundit të ZRRE, kompania jonë është detyruar të ndërmerr veprime drastike në mënjanimin e situatës dhe evitimin e rritjes së çmimeve drejtë klientëve tanë. Si pasojë, jemi detyruar që flotën tonë të veturave elektrike ta kthejmë në gaz”, thuhet në njoftimin e (E-taxi) të bërë në Facebook.

Ndërkaq, edhe në Shqipëri restoranti i njohur “Mrizi i Zanave Agroturizëm”, që gjendet në Fishtë pranë Lezhës ka vendosur të mbyllet.

Pronari i këtij restoranti, Altin Prengaj ka thënë se kanë rënie të klientelës dhe për këtë arsye ai ka vendosur ta mbyllë agrotoruzimin, ndërsa ai do t’i futet politikës.

“Të dashur miq në këtë datë të veçantë kemi vendosur të bëjmë një lajmërim! Duke parë vështirësitë e shumta nga inflacioni, mungesa e stafit, rënia e klientelës ne kemi vendosur ta mbyllim agroturizmin sepse i lodhshëm dhe jo fitimprurës, dhe do ti futemi politikës! Faleminderit”, është bërë e ditur në njoftim.

Me probleme të shumta janë duke u përballur edhe kompani tjera të cilat kanë vënë në pikëpyetje se sa do të zgjat veprimtaria e tyre se funksionuari, por që deri tani nuk ka ende njoftime zyrtare.

I gjithë teksti më lartë është vetëm një mashtrim (1 prill), pasi as kompania dhe as restoranti nuk kanë marrë ndonjë vendim të tillë dhe se të dyja njoftimet ishin bërë për shaka./Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Gjermanët japin më së shumti bakshishe - kush janë më dorështrënguar?

Gjermanët japin më së shumti bakshishe - kush janë më dorështrënguar?

Interesante
Gjermanët llogaritën se sa kushton rritja e një fëmijë deri në moshën 18 vjeçare

Gjermanët llogaritën se sa kushton rritja e një fëmijë deri në moshën 18 vjeçare

Interesante
Iluzion optik, në mesin e qindra “zeal” a mund ta gjeni fjalën “seal”?

Iluzion optik, në mesin e qindra “zeal” a mund ta gjeni fjalën “seal”?

Interesante
Ju keni sy të 'mprehtë' nëse mund të dalloni numrin 725 midis 'fushës' me numrat 775 në vetëm 7 sekonda

Ju keni sy të 'mprehtë' nëse mund të dalloni numrin 725 midis 'fushës' me numrat 775 në vetëm 7 sekonda

Interesante
Bill Gates jep këshilla se çfarë të lexoni, shikoni dhe dëgjoni këtë verë

Bill Gates jep këshilla se çfarë të lexoni, shikoni dhe dëgjoni këtë verë

Interesante
Për të kursyer para gjeti një metodë interesante, burri nga Australia qëroi bananen para se të peshonte – shpresonte të ishte më e lehtë

Për të kursyer para gjeti një metodë interesante, burri nga Australia qëroi bananen para se të peshonte – shpresonte të ishte më e lehtë

Fun
Kalo në kategori