LAJMI I FUNDIT:

“Falënderoj Zotin, më e keqja kaloi”, gruaja e Michael Buble rrëfen shtatë muajt e vështirë të çifit, kur i vogli i tyre luftonte me kancerin (Foto)

“Falënderoj Zotin, më e keqja kaloi”, gruaja e Michael Buble rrëfen shtatë muajt e vështirë të çifit, kur i vogli i tyre luftonte me kancerin (Foto)

Gruaja e këngëtarit Michael Buble, ka përshkruar momentet e vështira që ka përjetuar për kancerin e të birit tre-vjeçar Noah në SHBA, pa u konsultuar me këngëtarin sepse ajo ishte aq e shqetësuar për shëndetin e djaloshit të vogël.

Luisana Lopilato fillimisht i ishte thënë nga mjekët në Argjentinë, se djali kishte shyta para se t’i jepej antibiotikë për një infeksion të fytit.

Por, mes frikës nga një tumor, ajo e dërgoi atë në Amerikë për analiza të mëtejshme, ku frika më e keqe e saj, për fat të keq u shndërrua në realitet, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


3 vjeçari Noah, djali i Michael buble dhe Luisana Lopilato

Në një intervistë televizive emocionale në një kanalet më të famshme të Argjentinës, Luisana foli gjerësisht rreth tmerrit që përjetuan çifti pas diagnostifikimit të djalit të tyre me kancer.

Klip emocional nga Michael Buble (Video)
Lexo po ashtu Klip emocional nga Michael Buble (Video)

“Falë Zotit, më e keqja mbraoi, por ky është një proces i gjatë dhe i vazhdueshëm”, tha ajo.

“Është shkatërruese për çdo prind që të marrë një lajm të tillë, siç ne morëm për Noah kur ai u sëmur”.

Ajo i tha prezantuesit televiziv Susana Gimenez se ajo nuk mund t’i tregonte Buble për t’i thënë atij se po shkonte në SHBA, sepse ai po bënte ‘intervistë më të rëndësishme në Angli’.

Sapo këngëtari zbuloi se djali i tij i madh kishte kancer, ai anulloi pjesën tjetër të turneut të tij, dhe fluturoi për të qenë pranë familjes.

Çifti kaloi shtatë muaj pranë krevatit të foshnjes dhe në intervistën e saj të parë që kur Noah u sëmur, Luisana foli për lehtësimin e saj se ‘më e keqja ka mbaruar’.

Ajo tha se besimi i saj në Zot e ndihmoi atë të kalonte nëpër provën e hidhur dhe dashuria dhe mbështetja e familjes së saj dhe miqtë, ka qenë ajo që i ka ndihmuar vërtet shumë.

Luisana Lopilato rrëfeu në një intervistë televizive tmerrin e “shtatë muajve të vështirë” gjatë trajtimit të të birit për sëmundjen e kancerit

Më tej, ajo tregoi se shkonte në kishë çdo javë gjatë betejës së kancerit të Noesë.

Luisiana gjithashtu zbuloi se ajo dhe Michael u bënë kaq të afërt gjatë sëmundjes së djalit, saqë kishin fjetur me të dhe me vëllain e tij Elias, të gjithë së bashku në një shtrat të madh të madh.

Të gjitha lajmet rreth këngëtarit Michael buble
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth këngëtarit Michael buble

Aktorja argjentinase, e cila filmonte një film në atdheun e saj, thirri në gjuhën angleze ‘Ata që e duan, urrejnë’ kur djali i saj i madh u sëmur në tetorin e vitit të kaluar.

Ajo tha se fillimisht ishte thënë se ishte shyta dhe se ai nuk kishte nevojë për ndonjë trajtim para se të merrte një mendim të dytë nga pediatri i zakonshëm i familjes, që hodhi poshtë diagnozën dhe sugjeroi antibiotikë për një infeksion.

E gjithë familja së bashku e këngëtarit Michael Buble

Pediatri sugjeroi një sërë testesh të mëtejshme dhe gjatë ultrazërit ata gjetën diçka në stomak.

“Michael për mua nuk kishte në atë kohë,” tha ajo për Susana Gimenez.

“Ai ishte vetëm për të bërë një intervistë shumë të rëndësishme në Angli dhe unë nuk mund të mbajë atë në telefon kështu që ditën që e kuptova që Noah kishte diçka në barkun e tij, dhe mjekët nuk e vërtetetonin dot nëse ajo ishte një tumor apo jo, kam marrë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Luisana tha se çifti gjithmonë ka rënë dakord që ata do të kërkonin ndihmë mjekësore në Los Anxhelos, nëse kishin nevojë për të, pasi ajo ishte pika e takimitmes familjes së saj në Argjentinë, dhe familjes së Michaelit në Kanada.

Sa më shpejt që Buble e zbuloi, ai fluturoi nga Londra për tek ta, duke kaluar kështu së bashku shtatë muaj të vështirë pranë shtratit të foshnjes.

“Po të mos kishim bërë ultratingujt, ata nuk do të kishin zbuluar atë që ishte në barkun e tij, dhe kjo do të ishe më e keqja” përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori