LAJMI I FUNDIT:

Faleminderit! – eurodeputetët që ishin zë i fuqishëm brenda BE-së për heqjen e vizave për Kosovën

Faleminderit! – eurodeputetët që ishin zë i fuqishëm brenda BE-së për heqjen e vizave për Kosovën

Pas 12 vjet pritjeje, më në fund është zyrtarizuar që tashmë qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen nga 1 janari 2024. Parlamenti Evropian të martën më 18 prill, miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim nga vendet anëtare të PE-së.


Pas miratimit, sot pritet të nënshkruhet edhe akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024. Kjo çështje ka qenë e lidhur me sistemin ETIAS të udhëtimit në Evropë, përkatësisht me hyrjen e tij në fuqi.

Finale - Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën, nga 1 janari 2024 udhëtojmë pa viza 
Lexo po ashtu Finale - Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën, nga 1 janari 2024 udhëtojmë pa viza 

Meqë afati për funksionalizimin e ETIAS-it është shtyrë për në vitin 2024, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës pritet të bëhet më 1 janar të vitit të ardhshëm.

E deri në arritjen e këtij vendimi shumë personalitete të njohura nga Evropa kanë dhënë kontribut të madh tash e 12 vite që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm sikurse edhe vendet e tjera të rajonit.

Kontribut në këtë proces kanë dhënë eurodeputetët si Ulrike Lunaçek, Tanja Fajon, Lukas Mandl, Viola Von Cramon, Thijs Reuten e shumë të tjerë që nuk janë në këtë listë, por që kanë kontribuar shumë që më në fund BE-ja të japë dritën e gjelbër për vizat.

Telegrafi më poshtë do të sjellë një historik të shkurtër të disa prej lobuesve më të mëdhenj ndër vite për heqjen e vizave:

Ulrike Lunaçek – u zgjodh raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian më 2009. Gjatë mandatit të saj, Lunaçek vazhdimisht ka bërë thirrje për heqjen e vizave për Kosovën. Në të shumtën e herëve ajo është treguar edhe kritike e ashpër ndaj qeverive që kanë drejtuar Kosovën, duke kërkuar që të përmbushin kriteret për liberalizim.

Së fundmi në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Lunaçek ka promovuar një libër për rrugën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për shtetin e ri në këtë rrugë. Përmes këtij libri ajo kërkoi nga BE-ja mbështetje për Kosovën.

Tanja Fajon – gjithashtu ka dhënë kontribut të madh në procesin e liberalizimit të vizave. Fajon e cila gjithashtu ka qenë raportuese për Kosovën në PE nga viti 2016, ka kërkuar vazhdimisht që Kosovës t’i hiqen vizat. Katër vite më parë ajo ishte shprehur e zhgënjyer me zhvillimet rreth liberalizimit të vizave për kosovarët.

Fajon kishte thënë se është e papranueshme që Kosovës t’i imponohen kushte të reja pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat, shkruan Telegrafi.

Ajo e kishte quajtur të padrejtë faktin se janë plotësuar të gjitha kushtet nga ana e Kosovës, e Bashkimi Evropian nuk po vepron. Fajon i është gëzuar vendimit të djeshëm të Parlamentit Evropian, ku në një postim në Twitter shkori “ lajm i mrekullueshëm, urime, ju ia dolët”. Aktualisht Fajon është ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Lukas Mandl – Zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, ishte edhe eurodeputeti austriak Lukas Mandl. Mandl vazhdimisht ka bërë thirrje për heqjen e vizave, madje njëherë kishte deklauar se edhe atij i ka humbur durimi dhe se janë bërë shumë vonesa në këtë proces.

Ai vazhdimisht ka bërë të ditur se Kosovës po i bëhet një e padrejtë në këtë proces. Mandl tha se liberlizimin e vizave e meritojnë populli i Kosovës, pasi ka kohë që janë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme. Ai shtoi se vlerëson shumë durimin që kanë shumë njerëz në Kosovë, për tërë këtë pritje që të udhëtojnë pa viza drejt Evropës.

Viola Von Cramon – gjithashtu ka dhënë kontribut të çmuar në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian muaj më parë kishte deklaruar se qytetarët e Kosovës prej shumë kohësh e kanë merituar liberalizimin e vizave.

Pas vendimit të djeshëm të PE-së, Von Cramon u shpreh e lumtur duke thënë se ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Thijs Reuten– është deputet holandez në Parlamentin Evropian i cili ka raportuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Reuten disa herë ka deklaruar se Parlamenti Evropian do të punojë me shpejtësinë maksimale për këtë proces, i cili, siç ka thënë ai, veçse ka zgjatur shumë.

Eurodeputeti holandez pas vendimit të djeshëm të PE-së, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës, duke thënë se tashmë janë pjesë e Evropës. “Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës. Ju jeni pjesë e Evropës!”, ka deklaruar Reuten, shkruan Telegrafi.

Një tjetër zyrtare evropiane, që dha kontribut për liberalizimin e vizave është edhe Kati Schneeberger.

Kati Schneeberger –  këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian është gjithashtu në mesin e emrave të shumtë që kanë lobuar për heqjen e vizave për Kosovën. Ajo kishte nisur mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni ku kërkonte heqjen e vizave për Kosovën.

Ajo madje i kishte shkruar letër presidentit francez, Emmanuel Macron ku kishte kërkuar që Kosovë t’i hiqen vizat, por se asnjëherë nuk kishte marrë përgjigje nga ai. Ajo kishte deklaruar se ky diskriminim i pabazë që po u bëhet qytetarëve të Kosovës, më në fund duhet të ndalet.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 shtetesh evropiane.

Ky regjim mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera.

Nëse keni ndonjë person tjetër që mendoni se ka dhënë kontribut për liberalizimin e vizave na shkruani në emailin zyrtar info@telegrafi.com

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori