eksperti-banner

Kompania që merret me hulumtimin e politikave ''Faktor Plus'' ka publikuar anketën më të re të saj, në lidhje me mundësinë e votimit të partive politike në zgjedhjeve të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj ankete, më 11 dhjetor, 27.6% e qytetarëve të Maqedonisë do të votonin për koalicionin e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja, kurse 23.1% do të votonin për koalicionin e udhëhequr nga LSDM-ja.


Për BDI-në do të votonin 6.2%, për PDSH-në, 4.4%, për ''OBRM për Maqedoninë'' do të votonin 1.3% dhe për Lëvizjen BESA do të votonin 1%.

Anketa është kryer në periudhën 28 nëntor - 2 dhjetor, ndërkaq janë përfshirë 1200 persona të përzgjedhur rastësisht.

8.6% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk do të votojnë aspak, 9.3% nuk janë përcaktuar ende, 7.4% kanë refuzuar të përgjigjen, kurse 5% kanë zgjedhur një opcion tjetër./Telegrafi/