Më poshtë mund ta lexoni një shkrim të Dëshmorit të Kombit, Bahri Fazliu, i shkruar në nëntor të vitit 1995. Bahri Fazliu është vëllai i Heroit të Kombit, Fahri Fazliu.
“T’ia kthejmë nëntorit Nëntorin
Sa herë vjen nëntori një kënaqësi e lehtë përshkon zemrat e njerëzve. Koka ngrihet lartë, sepse përmbajtja në kujtesë është e madhërishme. Askush s’mund të qëndrojë indiferent para historisë. Sa herë vjen nëntori në njerëz rektinë shpresa. Nëntori është aq i madh sa t’i çojë peshë shpirtrat e vdekur.
Sa herë vjen nëntori hapen faqet e librit të të madhit popull. Sa kohë që ky libër i përket historisë nëntorët janë lavdia, në çastin kur fillon aktualiteti, nëntorët janë mjerimi. Në bilancin e bërë turpi i së sotmes mbulohet me lavdinë e së djeshmes.
Në nëntorët 1443, 1912, 1944, 1989 yjet i gjeje në tokë. Nata e shekujve vdiste para shkreptimës së një muaji. Nëntori është populli. Populli i lindi Nëntorët për popullin. Kur nocioni popull u nëpërkëmbë, Nëntori mbeti vetëm në histori. Ta zësh sot në gojë Nëntorin do të thotë ta bësh më të dukshëm mjerimin tënd. Madhështia e heronjve verbon mjerimin e sotëm. Xhuxhmaxhuxhët shkrihen para heronjve. S’mund të maten ndërtuesit e lirisë me rrënuesit e kombit, të rënët për liri me banorët e robërisë, të pagjumët e çdo stine me arinjtë dimëror. Në nëntorët e kujtesës qielli, toka, varret s’kishin natë, në nëntorët e aktualitetit vetëm varret kanë dritë.
Sa herë vjen nëntori pyetet: pse s’erdhi NËNTORI? Nëntorin e vrau nëntori. Nëntori s’mund të vritej ndryshe veçse me madhështinë e një nëntori të gënjeshtërt. Që të gdhihemi në Nëntor duhet që të sotmen ta bëjmë të shndritshme sa kujtesën, të djeshmen ta bëjmë udhëzuese të së sotmes.
T’i kthejmë vitet në Nëntor, të brohorasë çdo gjë N-ë-n-t-o-r! – kjo kërkohet për çdo nëntor.
Nëntorin s’bën ta lëmë pa NËNTOR”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 ditë paraburgim për Ljupço Palevskin
Musliu: Të hënën në veri u pa i maskuar Aleksandar Bozhoviq – shok i pjesëtarëve të grupit terrorist të Radoiçiqit
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251