LAJMI I FUNDIT:

Fadil Maloku për demonstratat e vitit 1981: Dola nga konvikti, nuk e dinim çfarë po ndodhte (Video)

Fadil Maloku për demonstratat e vitit 1981: Dola nga konvikti, nuk e dinim çfarë po ndodhte (Video)

Demonstrata e studenteve  të Universitetit të Prishtinës, më 11 mars të vitit 1981, shënoi vetëdijesimin e qytetareve shqiptarë se ata nuk ishin të barabartë me grupet e tjera etnike në ish-Jugosllavi.

Kështu mendon Fadil Maloku, njëri ndër pjesëmarrësit e demonstratës, i cili në atë kohë ishte student.


Ai kujton kohën si iu bashkangjit studentëve demonstrues.

“Mbaj mend që në fillim ka pasur huti. Me 11 mars unë isha në konvikt dhe në fillim dolëm si kurreshtarë, se nuk dinim çfarë po ndodhë. Më vonë iu bashkangjitem demonstratave dhe kemi qëndruar 24 orë deri në mëngjes, atëherë kur kanë reaguar strukturat politike”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Fadil Maloku.

Ai tregon edhe për dhunën që forcat serbe ushtruan mbi studentët demonstrues.

“Ishin demonstrata të dhunshme. Policia kishte intervenuar dhe thuhet se ka pasur të vrarë dhe të plagosur. Pastaj fillon ndjekja e studentëve dhe shumica e studentëve që ishin në rrjetin organizatorë u detyruan të iknin, ata që u zunë u dënuan me masa drankonike, 10 vjet apo 20 vjet burg”, tregon më tej Maloku.

Sipas Malokut, që është edhe sociolog demonstratat e 81-shit ishin një demonstrim civilizues  për ndryshimet që kishin filluar të ndodhin  kundër komunizmit.

“Demonstratat e  vitit ’81 ishin një demonstrim civilizues, një paralajmërim për ndryshimet që kishin filluar të ndodhnin në kontinentin e Evropës e që më vonë u zgjeruar edhe në BRSS-në e asaj kohe”, thotë ndër të tjera Fadil Maloku.

Gjatë kësaj periudhe si rrjedhë e zinxhirit të demonstratave u vranë e u përndoqën qindra qytetarë shqiptar./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori