Më kujton fëmijët e vegjël dhe kohën tonë të largët. Mama! Mama! Ε bëra këtë! … E bëra edhe atë!… Një sjellje kjo që kërkon vëmendjen dhe vlerësimin e prindërve për çdo veprimin të fëmijës.
Këto pëson kur Facebooku të kthehet në mani. Pothuajse duket sikur njerëzit kanë pësuar një ‘’paralizë’’ dhe një pjesë e madhe ndiejnë nevojën për tu bërë të ‘’shquar’’ me një “Like”. Imagjinoni pasojat e bërjes së njerëzve më të shqetësuar për atë që të tjerët mendojnë për ta, se sa për veten e tyre!? Facebooku ka krijuar një brez të fiksuar pas vetes duke shfaqur dëshirën fëminore për të kërkuar një lloj shpërblimi për çdo gjë që bëjmë. Angazhimi i përsëritur mund kthehet në ‘’krizë identiteti’’.
Secili ka krijuar me vetëdije një botë me shumë miq, mësojmë lajmet e tyre dhe na ‘’pëlqen’’ të kalojmë ‘’mirë’’ me ato çfarë na ofrojnë … Fatkeqësisht, krahas anës pozitive, gjithnjë e më shumë krijon probleme me përdorimin dhe abuzimin të cilat shpesh përfundojnë në situata problematike. Është një nga krijimet më të mëdha ‘’plastike’’ të kohës, që, sipas logjikës së tij, mënyra më e mirë për të bërë miq është duke klikuar. Të gjithë e përdorim për arsye të ndryshme. Disa për të promovuar punën, për të bërë marrëdhënie me publikun, për t’u informuar çfarë ndodh në botë, për të mbajtur kontakt me njerëzit dhe për të komunikuar shpejt me ta, ose thjesht për të vrarë kohën sepse nuk kanë diçka më të mirë për të bërë. Ka arsye të pafund të cilat nuk janë gjithnjë të vlefshme dhe shpesh çorientuese.
Gjërat nuk janë aq të pafajshme; Facebooku ka një tendencë për të të ushqyer ‘’narcizmin’’ që mund të fshihet brenda nesh, dhe faqja jonë bëhet pasarelë. Dikur ishte Mercedesi, sot është “Facebook”-u. Për politikanët dikur ishte kontakti me njerëzit, sot është nëpërmjet celularit.
Në çdo rast, përdorimi mund të ndryshojë, por kurthet janë të shumta. Asnjëri nuk ka të drejtë të ndalojë askënd të përdorë mediat sociale, por duhet t’i kushtojmë vëmendje asaj që bëjmë dhe të reflektojmë mbi kuptimin e veprimeve tona në këtë rrjet. Facebooku mund të jetë i dobishëm ose i rrezikshëm. Le të mos bëhemi viktima të këtij labirinti, duke u përpjekur të kapim koncepte të pakapshm,e duke u zvarritur pas pëlqimeve dhe komenteve.
‘’Dritarja’’ e hapur në rrjet, nga të gjithë ne është për të marrë ajrin e pastër dhe jo për ta përdorur atë për të hedhur ‘’plehrat’’ në platformën e internetit dhe as të fshihemi pas perdes për të pritur ‘’Zhulietën’’…
Fenomenet herë pas here mashtrojnë dhe ‘’naivët’’ janë të parët që e pësojnë. Në një farë mënyre është sikur shikojmë filmim ‘’The Truman Show’ të xhirohet çdo ditë në ekranin tonë të vogël dhe ne të jemi bërë aktorë të këtij seriali.
Pak kohë më parë dikush e krahasoi Facebookun me Godzillën që si edhe ai do të vijë një ditë që do të vdesë. Pyetja që lind është shumë e thjeshtë: A është koha për të menduar se cilat janë alternativat e një jete pa Facebook?
Derisa të vijë ajo ditë, Facebooku këmbëngul të hapë 10 mijë vende pune të reja në vendet e BE-së, për pesë vitet e ardhshme, për një botë virtuale, ‘’Metaverse’’. Madje, edhe emrin mendojnë ta ndryshojnë!?
Dikush, më 3 tetor, propozoi që Facebooku të marrë statusin e një shteti të pavarur, të 194-tin në OKB. Ishte ndoshta postimi më i ‘’dështuar” i dekadës. Nuk kaluan 24 orë dhe platforma e Mark Zuckerbergut ishte shembur. Godzilla vdiq dhe u ringjall brenda 5-6 orëve, por një sërë problemesh ‘’shëndetësore” na la pas me efekte afatgjatë, të ‘’panjohura’’ akoma…
Zilja e parë e alarmit është sigurisht numri i orëve, që ditë e natë shpenzojmë në këtë rrjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub
Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit
Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'