Sot, Facebook ka njoftuar se do të nisë një provë të re që do të shohë një reduktim të përmbajtjes politike në Newsfeed, si një përgjigje ndaj shqetësimeve në lidhje me ndikimet e debateve përçarëse  politike në platformë.

Përveç thjesht zvogëlimit të sasisë së përmbajtjes politike nga burimet e përmbajtjes, Facebook thotë se do të testojë gjithashtu një sërë mënyrash të ndryshme për të renditur përmbajtjen politike, me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.

“Gjatë muajve të ardhshëm, ne do të punojmë për të kuptuar më mirë preferencat e larmishme të njerëzve për përmbajtjen politike dhe për të provuar një numër qasjesh të bazuara në ato njohuri. Si hap i parë, ne do të zvogëlojmë përkohësisht shpërndarjen e përmbajtjes politike në News Feed për një përqindje të vogël të njerëzve në Kanada, Brazil dhe Indonezi këtë javë dhe SH.B.A. në javët e ardhshme’ deklaroi Facebook në një njoftim të fundit për media.