LAJMI I FUNDIT:

Facebook do të paguajë rreth 50 milionë euro për moderatorët që kanë pësuar dëme mendore

Facebook do të paguajë rreth 50 milionë euro për moderatorët që kanë pësuar dëme mendore

Moderatorët që kanë pësuar dëme mendore, derisa po kontrollonin për përmbajtje të palejuar, Facebook do t’i kompensojë me rreth 50 milionë euro.

Interneti është i mbushur me materiale të ndyta dhe të padëshirueshme, nëpër të cilat moderatorët duhe të kalojnë për çdo ditë, derisa i largojnë, transmeton Telegrafi.


Punonjësit e njohur si moderatorë, janë të angazhuar që të largojnë nga interneti materialet e ndryshme si imazhet apo filmimeve të vrasjeve, dhunimeve, rrahjeve, konsumit të drogës, si dhe mizorive mbi kafshë. Gjë që iu shkaktoi atyre pasoja të mëdha psikologjike, për trajtimin e të cilave duhej të shpenzonin më shumë se që kanë fituar nga paga e caktuar për atë punë.

Në vitin 2018, Facebook është paditur në një gjykatë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, si një kompani që nuk është e sigurt për punë, pasi që disa moderatorë kanë pasur çrregullime post traumatike, si pasojë e shikimit të këtyre materialeve. The Verge raportoi gjatë vitit të kaluar, se shumë moderatorë të Facebookut, i janë nënshtruar terapive psikologjike, si pasojë e anktheve dhe sulmeve të panikut, që i pësuan nga ky angazhim.

Meqenëse dëmet mendore të moderatorëve janë të mëdha, Facebook ka vendosur të paguajë nga 1,000 deri në 50,000 euro, për trajtimin mendor të 11,250 moderatorëve, që kanë punuar nga viti 2015 dhe deri te të angazhuarit aktual.

Të gjitha këto pagesa, arrijnë deri në afro 50 milionë euro, të cilat Facebook do t’jua paguajë klinikave në të cilat do t’i nënshtrohet moderatorët për trajtimet psikologjike. Varësisht nga nevoja, ata do të bëjnë terapi private, apo do të kenë terapi në grup.

Derisa këto materiale vazhdojnë të postohen në Facebook, moderatorët janë shprehur të kënaqur me këtë ndihmë, sepse mund të kenë lehtësim nëse ia shfaqen probleme në të ardhmen. /Telegrafi/