LAJMI I FUNDIT:

Facebook rrezikon të gjobitet me 3 miliardë dollarë për shkelje të privatësisë

Facebook rrezikon të gjobitet me 3 miliardë dollarë për shkelje të privatësisë

Edhe pse rritja e Facebookut është ngadalësuar në vitin 2018, të gjitha skandalet që përjetoi nuk kanë prekur themelet e kompanisë. Mirëpo, kjo mund të ndryshojë shumë shpejt.

Rrjeti më i madh social, raportoi të ardhura totale për tre mujorin e parë të 2019-së, prej 15.1 miliardë dollarësh, një rritje me 26 për qind krahasuar me një vit më parë.


Por gjëja më interesante është se kompania rrezikon të gjobitet mes 3 deri në 5 miliardë dollarë nga Komisioni Federal Tregtar Amerikan (FTC) për praktikat e shfrytëzimit të të dhënave personale të përdoruesve, përcjell Telegrafi.

Një gjobë e tillë do të ishte ndër më të mëdhatë aplikuar ndonjëherë mbi një kompani teknologjike.

Si rezultat kompania aplikoi shpenzimin prej 3 miliardë dollarë dhe fitim ra me 51 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Në muajin shkurt, Washington Post raportoi se Facebook ishte duke negociuar një gjobë multimiliardëshe me FTC.

Facebook ka në plan të zhvendosë vëmendjen ndaj komunikimeve private, duke integruar shërbimet e saj të mesazheve në Facebook, Instagram dhe WhatsApp, por ende nuk ka artikuluar se si do ta përshtat modelin e saj të biznesit të nxitur nga reklamat.

Përtej gjobës, kompania raportoi 2.38 miliardë përdorues aktivë në muaj në tre mujorin e parë të 2019-së një rritje me 8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Numri i përdoruesve aktivë në ditë ishte 1.56 miliard. /Telegrafi/