LAJMI I FUNDIT:

Facebook prezanton projektin më ambicioz deri më sot

Facebook prezanton projektin më ambicioz deri më sot

Facebook së fundmi kas prezantuar aplikacionin pa pagesë Horizon Workrooms, i dizajnuar enkas për përdoruesit e syzeve Oculus Quest 2 VR.

Aplikacioni që aktualisht është në fazën beta, është projekti më ambicioz që deri më sot ka mundësuar takime grupore përmes realitetit virtual, transmeton Telegrafi.


Aplikacioni ofron takimet prej 16 pjesëmarrësve duke përdorur syzet me realitet virtual gjatë konferencave, e çdo përdorues prezantohet me avatar që ka një ekran që prezanton nga beli e lartë trupin e pjesëmarrësit.

Megjithatë raportohet se ky aplikacion përkrah deri në 50 pjesëmarrës në një takim, ku të tjerët mund t’ju bashkohen përmes video-thirrjeve.

Pjesëmarrësit e takimeve me syzet e realitetit virtual mund të përdorin duart dhe gishtat për gjestikulacion, kurse goja e avatarit të tyre mund të lëviz – duke krijuar përshtypjen se ata flasin.

Paneli virtual që gjendet para pjesëmarrësve në takim i mundëson atyre të ndajnë fotografitë dhe të shikojnë prezantime të ndryshme.

Aplikacioni për organizimin e takimeve virtuale përdor kombinimin e përcjelljes së dorës dhe metodës së veçantë të përdorimit të tingullit i njohur si “tingulli i hapësirës” duke krijuar përshtypjen që tingulli vjen nga një drejtim i caktuar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Kalo në kategori