LAJMI I FUNDIT:

Facebook prezanton hashtag të klikueshëm

Facebook prezanton hashtag të klikueshëm

Facebook ka prezantuar hashtags, funksionin tashmë të njohur për përdoruesit, përkatësisht shenjën numerike (#) të përdorur nga Twitter, Instagram dhe rrjetet e tjera sociale, e cila u mundëson përdoruesve identifikimin e temave të diskutuara në faqe, dhe kërkimin e tyre më të lehtë.

Në postimin më të ri në blogun e saj, Facebook ka thënë se përdoruesit tani do të mund të klikojnë një hashtag për të parë një listë të diskutimeve rreth një teme të veçantë.

Për shembull, nëse ju krijoni një hashtag për "telegrafi" ose "shqip", Facebook do të lidh të gjitha postimet që lidhen me këto fjalë, për t’i mundësuar një përdoruesi të klikojë për të gjetur të gjitha postimet e bëra për Telegrafi, apo temat që lidhen me fjalën Shqip.

Facebook deklaroi se hashtags janë një hap i parë drejt lehtësimit të gjetjes së temave të cilat kërkohen nga përdoruesit e saj, apo temave për të cilat të tjerët janë duke i diskutuar, dhe të cilat mund të jenë me interes për përdoruesin.


Duke filluar prej sot, Facebook tha se hashtag-ët do të jenë në dispozicion për përdoruesit e saj, dhe se të gjithë prej tyre do ta pranojnë funksionin e ri në javët në vijim. / Telegrafi /