LAJMI I FUNDIT:

Facebook nuk do të lejojë që të shpërndahen dezinformata për COVID-19 në këtë rrjet social

Facebook nuk do të lejojë që të shpërndahen dezinformata për COVID-19 në këtë rrjet social

Pasi u transmetua një video e drejtpërdrejtë në platformën Facebook në të cilën Mark Zuckerberg dhe doktor Anthony Fauci folën për coronavirusin, postimi u përmbyt me komente të shumta.

Midis atyre që kishin diçka për të thënë ishin teoricienë të shumtë konspiracioni dhe ata kundër vaksinave.


Kompania reagoi pas kësaj, kështu që mund të dëgjohej se të gjitha dezinformatat në lidhje me vaksinat e reja do të hiqeshin nga ky rrjet social, transmeton Telegrafi.

Teoritë e konspiracionit nuk janë asgjë e re dhe ka shumë që, megjithë burimet e shumta të ligjshme të informacionit, ende zgjedhin të besojnë në vizionet paranojake të botës.

Meqenëse vaksinat kundër COVID-19 janë folur për disa kohë, ka shumë që merren me këtë temë.

Facebook dhe Instagram do të heqin të gjitha ato pretendime që ekspertët i njohin si të rreme, kryesisht sepse ekspertët e kuptojnë më mirë njëri-tjetrin në temat që lidhen me punën që bëjnë.

Ndër shembujt e lajmeve të rreme që do të hiqen është ai në të cilin pretendohet se vaksinat e reja përmbajnë mikroçipa.

Para këtyre vendimeve, nuk kishte rregulla të qarta për postimet në lidhje me vaksinat e reja, por tani ato duhet të vihen në rrugë të drejtë për këdo që ndan informacion të paverifikuar që shërben vetëm për të krijuar panik. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Sharp padit Au Optronics

Sharp padit Au Optronics

Teknologji
Kalo në kategori