LAJMI I FUNDIT:

Facebook ndanë 100 milionë dollarë për të ndihmuar gazetarët dhe mediat

Facebook ndanë 100 milionë dollarë për të ndihmuar gazetarët dhe mediat

Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, ka bërë të ditur se po investon 100 milionë dollarë në një fond të ri që përkrah gazetarët në veçanti ata që fokusohen në ngjarje lokale, në ditët kur SHBA dhe në përgjithësi bota është përfshirë nga pandemia e coronavirusit.

Duke marrë parasysh se qytetarët po duhet të qëndrojnë nëpër shtëpi për të parandaluar përhapjen e COVID-19, Zuckerberg është shprehur i gatshëm të përkrah ekosistemin e lajmeve dhe të sigurohet që të gjithë të informohen drejtë dhe në kohë reale, transmeton Telegrafi.


Pasi që gazetarët janë duke punuar në kushte të vështira për ta mbajtur opinionin të informuar, shumë media kanë hasur në vështirësi për shkak të shpërthimit të pandemisë që ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në ekonominë globale.

Sipas Zuckerberg, janë mediat lokale ato që janë goditur më së shumti, kështu që ka ndarë një grant prej 25 milionë dollarëve si emergjencë që do të ndihmojë në realizimin e projektit të gazetarisë në Facebook, dhe 75 milionë tjera në marketing për të përkrahur gazetarët dhe mediat që po mbulojnë këtë ngjarje të madhe të njohur si COVID-19. /Telegrafi/