LAJMI I FUNDIT:

Facebook muajin e kaluar ka fshirë 212 profile nga Maqedonia dhe Kosova

Facebook muajin e kaluar ka fshirë 212 profile nga Maqedonia dhe Kosova

Raporti mujor i Facebook për luftë kundër lajmeve të rreme në prag të zgjedhjeve në BE zbulon se 212 profile janë hequr në mars për shkak të “sjelljes së koordinuar jo autentike”.

Nga fillimi i këtij viti, Google, Facebook dhe Twitter lëshojnë raporte mujore në suaza të Kodit të sjelljes të cilin e nënshkruan me Komisionin Evropian, me qëllim të luftës kundër dezinformatave dhe parandalimit të ndikimeve të jashtme dhe keqdashëse mbi fushatën për zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Raporti për muajin mars, i publikuar sot, zbulon se janë fshirë 212 profile nga Maqedonia dhe Kosova të cilët kanë punuar në mënyrë koordinuese.

Krahas kësaj, ka pasur edhe disa profile të cilët janë prezantuar si organizata politike nga Australia, Britania dhe SHBA-ja dhe kanë publikuar përmbajtje të ndërlidhura me Islamin dhe temave fetare si dhe përmbajtje politike dhe nacionaliste, informojnë nga Facebook.

Sipas Fejsbukut, sjellje e koordinuar jo autentike do të thotë krijim të rrjetit me profile dhe faqe të rreme me qëllim që të mashtrohen përdoruesit dhe të manipulohet me debatin publik në qëllim strategjik.

Komisioni Evropian sot i përshëndeti raportet e rregullta të këtyre tri kompanive dhe tentimeve të tyre për më shumë transparencë në prag të zgjedhjeve, por konsideron se nevojiten përpjekje shtesë.

KE-ja tani i pret raportet për prillin dhe shpreson se do të konstatohet progres./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori