Nëse nuk mund të hyni në Facebook, nuk jeni vetëm.

Sipas Downdetector, janë raportuar mijëra probleme të lidhura me aplikacionin e rrjetit social.


Personat e prekur mund të shohin mesazhin e mëposhtëm “llogaria përkohësisht e padisponueshme”.

“Llogaria juaj nuk është e disponueshme për shkak të një problemi të faqes. Presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutemi provoni sërish pas disa minutash”, thuhet në njoftimin e rrjetit social.

Ne do të përditësojmë këtë lajm sapo të ketë më shumë informacion. /Telegrafi/