LAJMI I FUNDIT:

Facebook e ka krijuar algoritmin që i mundë në poker, deri gjashtë lojtarë në të njëjtën kohë

Facebook e ka krijuar algoritmin që i mundë në poker, deri gjashtë lojtarë në të njëjtën kohë

Algoritmi i krijuar nga Facebook dhe Carnegie Mellon, ka mundësi t’i mundë në poker deri në gjashtë lojëtarë në të njëjtën kohë, pa ndonjë limit kohor në Holdem.

Sistemi i quajtur Pluribus, i ka mundur me vendosmëri lojëtarët profesionistë, përfshirë edhe dy lojtarë, që ishin kampionë në World Series of Poker Main Event, transmeton Telegrafi.


Detajet se si hulumtuesit kanë arritur ta zhvillojnë Pluribus, të aftë që të garojë me kaq shumë kundërshtarë në të njëjtën kohë – problem shumë i vështirë, apo famëkeq në krijimin e një algoritmi – pritet të tregohen gjatë një raporti në hollësi.

Pluribus është krijuar në krahët e Libratus, që është një algoritëm i suksesshëm që mund të luajë me dy lojtarë në të njëjtën kohë, i lansuar më 2017. Ky sistem kishte filluar të luante kundër vetës, pa pasur asnjë të dhënë apo përvojë në gara me njerëzit.

Meqenëse pokeri është shumë kompleks, detyrimi i Pluribus të shikojë në ardhme ishte i pamundur, shfrytëzon një formë të kërkimit, që bazohet kryesisht në lëvizjet pasuese të lojtarëve.

Gjithashtu, shfrytëzon një formë që njihet si vet luajtje, për t’i ndihmuar të gjejë të gjitha elementet e fshehura. Si pjesë e eksperimentit, janë zhvilluar 10,000 sesione pokeri brenda 12 ditësh, me një numër profesisonishtësh, që luanin për 50 mijë dollarë.

Në terme të parave, Pluribus ishte shumë më i mirë se njerëzit, sa që nëse loja të ishte luajtur me çipa që kushtojnë nga një dollarë, do të fitonte njëmijë dollarë, për çdo orë.

Këtë algoritëm, Facebook pretendon të mos e vë në funksion si pjesë e garave për poker, por po e zhvillon për të zbuluar informata të fshehta, si parandalimi i mashtrimeve dhe keq bërjeve të ndryshme, apo sigurinë në internet. /Telegrafi/