LAJMI I FUNDIT:

Facebook bashkon Instagram dhe Messenger

Facebook bashkon Instagram dhe Messenger

Përdoruesit e Instagramit në të ardhmen do të jenë në gjendje të bisedojnë me miqtë e tyre në Facebook.

Facebook bashkon Instagram dhe Messenger.


Kjo do të thotë që përdoruesit e Instagram dhe Facebook së shpejti do të jenë në gjendje të komunikojnë me njëri-tjetrin në një dhomë të përbashkët bisedash, transmeton Telegrafi.

Edhe pse Facebook kishte njoftuar tashmë bashkimin e shërbimeve të tij të mesazheve Instagram, Facebook dhe WhatsApp në fillim të vitit, azhurnimi, i cili fillimisht u bë vetëm për SHBA, erdhi si një surprizë.

Përditësimi duhet të jetë i disponueshëm për përdoruesit e Android dhe iOS.

Nëse bëhet një azhurnim, simboli klasik i mesazheve në Instagram (një aeroplan letre) bëhet logoja e njohur e Messenger.

Mesazhet shfaqen në ngjyrë blu dhe vjollcë. /Telegrafi/