LAJMI I FUNDIT:

Facebook, 700 milionë anëtarë deri në fund të vitit?

Facebook, 700 milionë anëtarë deri në fund të vitit?

Nëse për Facebook ndonjë vit do të jetë për tu mbajtur në mend, atëherë pritet që 2011 të jetë pikërisht viti i cili do ta bëjë historinë për rrjetin më të madh social në botë.

Sipas parashikimeve, Facebook së shpejti do të arrijë numrin e anëtarëve në 600 milionë, ndërsa pritet që deri në fund të këtij viti kjo shifër të arrijë në 700 milionë përdorues aktiv.

Duket se Facebook është i pandalshëm dhe i pa-arritshëm për konkurrentët e vet.

Sot, nuk mund të imagjinohet interneti pa mundësinë për të kërkuar për informacione ose njerëz në të, siç ishte para një dekade. Më herët kjo mundësi vlente vetëm për përdoruesit profesional të internetit, apo ofruesve të këtij shërbimi të cilët ishin të vetmit që i kishin këto të dhëna.

Nuk ka asnjë dyshim se Facebook ka kaluar një rrugë të gjatë dhe të suksesshme për të arritur deri këtu, edhe pse ky rrjet social ende nuk ka arritur të depërtojë në Kinë dhe Japoni, mirëpo gjithsesi këto janë vendet në të cilat Facebook është duke u fokusuar gjithnjë e më shumë.

Me siguri, Facebook nuk e ka të njëjtin fokus edhe për përdoruesit shqiptar, pasi që rrjeti social ka depërtuar mjaft shumë në mesin tonë, dhe të gjithë ata që ende nuk e kanë një llogari në këtë rrjet social duhet ta dinë që Facebook është duke parashikuar që t’i ketë të gjithë brenda vetes, për të arritur sigurt deri tek shifra mbresëlënëse prej 700 milionë anëtarësh. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Pornhub tregon se çfarë kërkuan më së shumti shqiptarët në vitin 2023

Pornhub tregon se çfarë kërkuan më së shumti shqiptarët në vitin 2023

Teknologji
Kishte ndodhur tetorin e kaluar, zbulohen për herë të parë detaje për një nga sulmet kibernetike më serioze ndonjëherë në SHBA

Kishte ndodhur tetorin e kaluar, zbulohen për herë të parë detaje për një nga sulmet kibernetike më serioze ndonjëherë në SHBA

Teknologji
CEO i Microsoft thuhet se është i shqetësuar për një marrëveshje OpenAI me Apple

CEO i Microsoft thuhet se është i shqetësuar për një marrëveshje OpenAI me Apple

Teknologji
Shfaqen pamjet se si Apple i teston iPhone

Shfaqen pamjet se si Apple i teston iPhone

Teknologji
Gazeta zvicerane: Shqiptarët në Zvicër krenarë me zbuluesen e ChatGPT, Mira Murati

Gazeta zvicerane: Shqiptarët në Zvicër krenarë me zbuluesen e ChatGPT, Mira Murati

Prezantohet standardi i ri Qi2 për karikim me valë

Prezantohet standardi i ri Qi2 për karikim me valë

Teknologji
Kalo në kategori