LAJMI I FUNDIT:

Fabrika PowerPack, investim i huaj belg në Kosovë

Fabrika PowerPack, investim i huaj belg në Kosovë

Investimet e Huaja Direkte kanë rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të një vendi, e veçanërisht te shtetet që janë në zhvillim.

Në Kosovë, viteve të fundit është rritur vlera e këtyre investimeve, fatmirësisht nuk kanë munguar as investimet në fabrika, të cilat përveç që e rritin prodhimin njëkohësisht e zbutin nivelin e papunësisë në vend.


Kjo kompani është PowerPack, që gjendet në Parkun e Biznesit në Drenas, e që është e specializuar në prodhimin e qeseve të mbeturinave të polietilenit me cilësi të lartë për tregun e Bashkimit Evropian.

Drejtor ekzekutiv i PowerPack, Willem Van den Berghe për 7 Ditë me Panxhën ka treguar arsyen pse zgjodhën Kosovës si vend për të investuar.

“Vendosëm të vinim, kjo pse, ju keni këtu sigurisht paga më të ulëta, por jeni të pozicionuar mirë në Evropë, jeni vetëm 1,800 kilometra nga qendra e Evropës, le të themi nga Brukseli. Ju keni një politikë të mirë tatimore, ka tokë që është në dispozicion, kostoja e ndërtimit është shumë më e ulët se në Belgjikë, kështu që mbi të gjitha Kosova ka shumë potencial për t’u bërë një vend shumë tërheqës për të investuar”, tha ai.

PowerPack eksporton në Holandë, Gjermani dhe Francë, por themeluesi i kompanisë thotë se planet e Kosovës do të bëjnë të mundur që të eksportohet edhe më shumë. E investimin në Kosovë e rekomandon tek gjithë të tjerët.

Ndërsa Sytrime Dervisholli, njohëse e IHD-ve, thotë se pret që investimet e huaja të rriten edhe në vazhdim. Ndërsa pret që të ketë më shumë investime të drejtuara në eksport, që sjellin produktivitet dhe zhvillojnë edhe sektorët e tjerë të ekonomisë së Kosovës.