Fabregasi rikthehet në radarin e Milanit

234:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 31: Cesc Fabregas of Chelsea in action during the Carabao Cup Fourth Round match between Chelsea and Derby County at Stamford Bridge on October 31, 2018 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images) 12:"Getty Images
Emri i Cesc Fabregas edhe një herë është lidhur me Milanin.
31-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe kështu mundësitë që spanjolli mos të vazhdojë kontratën me Chelsean janë të mëdha.
Sipas Calciomercato.com, drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, tashmë ka filluar të punojë rreth këtij transferim.

Fabregas në këtë sezon ka luajtur vetëm 48 minuta për skuadrën nga Londra dhe kjo nuk po i pëlqen aspak spanjollit.
Gennaro Gattuso është në kërkim të një organizatori të lojës dhe Cesc është lojtari adekuat për idetë e italianit.
Mesfushori ka qenë pjesë e Chelseat për pesë sezone, në 189 paraqitje ka shënuar 22 gola.
Në të kaluarën ishte pjesë e Barcelonës dhe Arsenalit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































