LAJMI I FUNDIT:

Fabregas: Dua të luaj më shumë

Fabregas: Dua të luaj më shumë
Cesc Fabregas (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Cesc Fabregas ka konfirmuar se çdo lojtar dëshiron të luajë më shumë, por siç qëndrojnë gjërat ai do të qëndrojë në Chelsea deri në verë.

Mesfushori spanjoll është jashtë kontratës në fund të sezonit, dhe ai ka qenë i lidhur me një largim nga Stamford Bridge.

Skuadra më e lidhur me të ka qenë ajo italiane, Milani, të cilët thuhet se e duan gjatë janarit shkaku i emergjencës në mesfushë.


Fabregas mund të kalojë te Milani për 11 milionë euro
Lexo po ashtu Fabregas mund të kalojë te Milani për 11 milionë euro

Edhe vet Fabregas është i interesuar të largohet nga Chelsea pasi nuk po luan rregullisht, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodh deri në verë.

Cesc Fabregas (Foto: Paul Kane/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi një skuadër të mirë me shumë lojtarë të vlefshëm”, ka thënë fillimisht Fabregas pas lojës ndaj PAOK natën e së enjtes.

“Unë jam në Stamford Bridge dhe jam i lumtur, por është e qartë se çdo lojtar dëshiron të luajë më shumë”.

Leonardo takohet me agjentin e Fabregasit, pritet transferimi i spanjollit te Milani
Lexo po ashtu Leonardo takohet me agjentin e Fabregasit, pritet transferimi i spanjollit te Milani

“Nuk kam biseduar me askënd, por është e qartë që nëse nuk kam nënshkruar një rinovim atëherë mund të bëj një marrëveshje me dikë nga janari dhe ndoshta do të tërheqë shumë klube”.

“A do të qëndroj deri në fund të sezonit? Tani momentalisht mund të them po”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori