LAJMI I FUNDIT:

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ish-përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, ka akuzuar trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën se i ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll. 

Guardiola po shijon vitin e tij më të keq si trajner i Manchester Cityt në sezonin 2024/2025, pasi kampioni në fuqi i Anglisë ka mbetur në pozitën e pestë në tabelë dhe po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve. 

Ata tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe kjo ishte hera e parë nën drejtimin e Guardiolës që ‘Qytetarët’ nuk ia dalin të sigurojnë kalimin në 1/8-tën. 


Mes një sezoni të tmerrshëm, Guardiola tani ka marrë kritika të ashpra nga ish-trajneri i Real Madridit, Capello. 

“A e dini se çfarë nuk më pëlqen tek Guardiola? Arroganca e tij. Liga e Kampionëve që ka fituar me Cityn është e vetmja që ai nuk provoi diçka qesharake në ndeshjet e rëndësishme”. 

“Por në të gjitha vitet e tjera, në Mançester dhe në Mynih, në ditët kyçe, ai gjithmonë dëshironte të ishte protagonisti. Ai do të ndryshonte gjërat në mënyrë që pastaj të thoshte: Nuk janë lojtarët që fitojnë, jam unë”. 

“Kjo arrogancë i ka kushtuar atij me disa tituj të Ligës së Kampionëve. E respektoj atë, por për mua është e qartë”. 

"Shikoni tani Liverpoolin, çfarë kishte ndodhur dy ose tre sezone më parë" - Guardiola arsyetohet pas humbjes së Man Cityt
Lexo po ashtu "Shikoni tani Liverpoolin, çfarë kishte ndodhur dy ose tre sezone më parë" - Guardiola arsyetohet pas humbjes së Man Cityt

“Nuk është më faji i tij, ai i ka bërë shumë dëm futbollit, sepse të gjithë kaluan 10 vite duke u përpjekur ta kopjojnë atë. E shkatërroi futbollin italian, i cili e humbi natyrën e tij”. 

“Një katastrofë e cila ka bërë që shumë njerëz të ikin nga futbolli, ata i shikojnë vetëm golat pas ndeshjes, pse do të shikoni futboll 90 minuta vetëm pasime horizontale, pa luftë, pa vrapuar”, ka thënë Capello./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

La Liga
Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Serie A
Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

La Liga
Reali e ka njoftuar trajnerin e ri që do t'i drejtojë në Kupën e Botës për klube, nuk është as Ancelotti ose Alonso

Reali e ka njoftuar trajnerin e ri që do t'i drejtojë në Kupën e Botës për klube, nuk është as Ancelotti ose Alonso

La Liga
Zhvillim i papritur rreth situatës së Mudryk, deklarohen edhe nga Shakhtari

Zhvillim i papritur rreth situatës së Mudryk, deklarohen edhe nga Shakhtari

Premier League
Real Madridi merr fitore të vështirë ndaj Getafes për të mbajtur gjallë shpresat për titull fal golit të Arda Guler

Real Madridi merr fitore të vështirë ndaj Getafes për të mbajtur gjallë shpresat për titull fal golit të Arda Guler

La Liga
Kalo në kategori