LAJMI I FUNDIT:

Exit Poll: Në Prishtinë fiton VV, në Mitrovicë AKR, në Ferizaj PDK, në Gjakovë AAK, në Vushtrri LDK…!? (FOTO)

Exit Poll: Në Prishtinë fiton VV, në Mitrovicë AKR, në Ferizaj PDK, në Gjakovë AAK, në Vushtrri LDK…!? (FOTO)

Sot u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve komunale. Në balotazh për kryetar komunash në garë ishin 38 kandidatë. Balotazhi u mbajte në këto 19 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot. Kurse në Partesh do të rivotohet sërish për kryetar komune, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar që të përsërisë votimet, pas ankesës së dërguar nga Nenad Cvetkoviq (nga subjekti politik GI, Narodna Sloga) i cili pretendoi se zgjedhjet në tri vendvotime të Parteshit kanë qenë të manipuluara.

1,353,613 kishin të drejtë vote për raundin e dytë të zgjedhjeve të cilët të drejtën e tyre kanë mundur ta ushtrojnë në 614 qendra të votimit me gjithsej 1,777.


Ndërkohë, Klan Kosova ka organizuar sërish një Exit Poll. Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, duke paralajmëruar rezultatet ka thënë se Exit Polli ka përfunduar në 18:10 dhe se kanë rezultate për 11 komuna.

“I kemi bërë tri matje, në orën 13:00, 15:30 dhe 18:10, dhe të gjitha matjet tregojnë se lëvizje ka pasë Prishtina, Mitrovica e deri diku Rahoveci. Të tjerat kanë qenë stabile gjatë ditës. Trendi i votimit nuk ka ndryshuar nga ora 13:00. E kemi bërë edhe një matje 2-3 ditë më herët dhe e kemi ditur frymën e votimit, ndaj e kishim më lehtë për sot. Prishtina sot ka pasë dembeli të votuesve. LDK seriozitetin e daljes e ka pasë pas orës 14:00. Po ashtu nga ora 15:30 e kishin partnerët e koalicionitVV-AKR. Kjo ka ndodhur edhe në Mitrovicë dhe Rahovec”, ka thënë ai duke shtuar se në Suharekë më aktivë në votime ishin fshatrat.

Organizatorët e Exit Pollit paralajmërojnë se ka marzh të gabimeve dhe se këto nuk janë rezultate finale.

Rezultatet për 11 komuna janë:

Ferizaj – fiton PDK

Vushtrri – fiton LDK

Klinë – fiton PDK

Prishtinë – fiton VV

Mitrovicë – fiton AKR

Gjakovë – fiton AAK

Prizren – fiton PDK

Gjilan – fiton LDK

Suharekë – fiton AAK

Istog – fiton LDK

Rahoveci – ende nuk dihet saktë

/Telegrafi/