LAJMI I FUNDIT:

Evropa, vend kyç i trafikut të drogës, shqiptarët ndër më aktivët

Evropa, vend kyç i trafikut të drogës, shqiptarët ndër më aktivët

Evropa ka një rol kyç në vënien në dispozicion të know-how - të mënyrës si realizohet prodhimi i drogave, nga kanabisi e deri tek drogat sintetike, përfshirë edhe heroinën.

Ky është alarmi i lëshuar nga raporti i parë i BE-së mbi tregun e drogës, “i cili është gjithmonë e më i shpejtë për të reaguar” ndaj ndryshimeve, por edhe “më fluid me rrugët e reja që shpërndan multi-substanca gjithmonë e më të përhapura”. Ndërkohë, interneti është ”lehtësues i rëndësishëm”, i përdorur edhe për shitjen dhe marketingun e drogave, bën të ditur Ansa.

Ndërkohë, siç bën të ditur BallkanWeb, grupet kriminale shqiptare spikatin në këtë raport si një ndër grupet më aktive në trafikun e kokainës dhe heroinës drejt vendeve të BE, por dhe si një vend burimi kryesor në prodhimin e kanabisit. BE dyshon se në Shqipëri dhe Moldavi ka edhe laboratorë për prodhimin dhe përpunimin e kokainës.


“Shqiptarët janë të përfshirë në aktivitetet të shumëfishta kriminale”, thuhet në këtë studim që përfshin vitet e fundit, ku citohet më tej se shqiptarët janë të përfshirë në trafikun e kokainës, drogave sintetike por dhe kanabisit.

Shqiptarët, sipas raportit, bashkëpunojnë ngushtë me partnerë turq për të trafikuar heroinë drejt Italisë që cilësohet si vendi më i madh i BE-së në konsumin e kësaj droge. Raporti citon se grupet kriminale shqiptare përdorin forma të ndryshme të transportit të drogës, si p.sh. skafet drejt Italisë, ndërsa vitet e fundit kanë forcuar lidhjet me grupet kriminale lituaneze dhe turke.

Raporti citon mes të tjerash se grupet kriminale shqiptare përdorin zona të caktuara në rajon, si në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, për të ruajtur dhe magazinuar drogën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori