LAJMI I FUNDIT:

Evropa planifikon të vaksinojë 40 për qind të popullsisë së saj në valën e parë

Evropa planifikon të vaksinojë 40 për qind të popullsisë së saj në valën e parë

Vendet e Bashkimit Evropian, Britania dhe partnerët e BE-së kanë rënë dakord për një plan vaksinimi kundër COVID-19 për të paktën 40 për qind të popullsisë, një veprim që mund të rrezikojë planin e Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO), transmeton Reuters.

Synimi i BE-së për vaksinimin fillestar është dy herë objektivi i OBSH-së, e cila së pari do të blinte vaksina për 20 për qind të grupeve më të rrezikuara në botë përmes një skeme globale të prokurimit.


Bashkimi Evropian vlerëson, se nëse vaksina prodhohet, përqindja e popullsisë së saj që i nevojitet do të jetë së paku 40 për qind, duke zvogëluar disponueshmërinë e dozave të mundshme për vendet më pak të zhvilluara.

Deri më tani, asnjë vaksinë antiCOVID-19 nuk është aprovuar, përveç asaj të aprovuar në Rusi para provave klinike në shkallë të gjerë.

Pritet që furnizimi i një vaksine që mund të jetë e suksesshme mund të kufizohet për një kohë të gjatë, pasi që kapacitetet e prodhimit janë të kufizuara.

“Shtimi i të gjitha grupeve të rrezikut të njohura aktualisht ka të ngjarë të shënojë 40 për qind të popullsisë, në varësi të situatës dhe demografisë në vendet”, thuhet në dokument, i miratuar në fund të korrikut nga ekspertë shëndetësorë nga vendet anëtare të BE-së, Britanisë së Madhe, Zvicra, Norvegjia dhe vendet e Ballkanit.

Në dokument thuhet se më shumë se 200 milionë njerëz në BE bien në “grupe prioritare”, përfshirë njerëz me sëmundje kronike, të moshuar dhe profesionistë të shëndetit.

Njerëzit e shëndetshëm që punojnë në shërbime publike kritike, siç janë institucionet arsimore dhe transporti publik, gjithashtu përfshihen në grupin prioritar, megjithëse një vlerësim i numrit të tyre nuk është në dispozicion në dokumentin e BE-së. /KP/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori