LAJMI I FUNDIT:

Evropa ka mbetur pa një tjetër markë të veturës Ford

Evropa ka mbetur pa një tjetër markë të veturës Ford

Evropa ka mbetur pa një tjetër veturë të vogël popullore

Prodhimi i Ford Fiesta është ndalur dhe Volkswagen Polo gjithashtu përballet me një të ardhme të pasigurt pasi standardi i ardhshëm i emetimeve Euro 7 do ta bëjë zhvillimin e veturave të vogla shumë të kushtueshme për prodhuesit.


Rezulton se edhe Kia Rio nuk do të prodhohet, ka mësuar Autocar. Rio është ende i disponueshëm në disa vende evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe.

Në vitin 2022, Kia dorëzoi 32,506 modele Rio në Evropë, që është 9 për qind më pak se një vit më parë.

Ndryshimi në tendencat e klientëve, i cili dërgoi në një kërkesë më të lartë për crossover, gjithashtu detyroi prodhuesin korean të merrte një vendim për të ndërprerë Rio në Evropë.

“Përveç zhvillimit të modelit Rio, Kia mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj makinave të vogla në segmentin A dhe B në të ardhmen”, njoftoi kompania.

Për përkujtim, kompania shet edhe Picanto, i cili është një automjet i segmentit A, në Evropë. /Telegrafi/