LAJMI I FUNDIT:

Evropa, ‘epiqendra’ e shpërthimit të Lisë së majmunit – thotë OBSH

Evropa, ‘epiqendra’ e shpërthimit të Lisë së majmunit – thotë OBSH

Europa mbetet “epiqendra” e një shpërthimi global të Lisë së majmit, ka thënë të mërkurën zyra rajonale evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, ata kanë thënë se janë 25 vende në rajon që kanë raportuar më shumë se 1500 raste – 85% e totalit global.


“Përmasat e këtij shpërthimi përbëjnë një rrezik real; sa më gjatë të qarkullojë virusi, aq më shumë do të zgjerojë shtrirjen e tij dhe aq më e fortë do të bëhet baza e sëmundjes në vendet jo-endemike”, citohet të ketë thënë drejtori rajonal për Evropën, Hans Kluge.

Ai u bëri thirrje pacientëve dyshuar ose të konfirmuar me këtë virus që të izolohen derisa simptomat e tyre të largohen.

Shumica e pacientëve me Linë e majmunit kanë qenë në mesin e burrave që kanë bërë seks me burra – me shumë pacientë – edhe pse jo të gjithë – që raportojnë partnerë të shumtë seksualë, shtoi ai.

Kluge bëri thirrje kundër stigmatizimit të popullatave të caktuara, duke thënë se virusi nuk ishte “i lidhur me ndonjë grup specifik”.

“Vaksinimi masiv nuk rekomandohet ose nevojitet në këtë kohë”, citohet të ketë thënë Kluge, duke u kërkuar vendeve që të mos përdorin një qasje “Unë së pari”.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur shpërthimin global “të pazakontë dhe shqetësues”.

Ata do të vendosin javën e ardhshme nëse do ta shpallin shpërthimin një emergjencë globale shëndetësore. /Telegrafi/