LAJMI I FUNDIT:

Evropa dhe ringjallja e nacionalizmit

Evropa dhe ringjallja e nacionalizmit

Rigels Lenja

Me 23 dhe 26 maj, qytetarët e BE-së do të votojnë në një nga zgjedhjet më të rëndësishme që unioni ka mbajtur që nga fillesat e tij. Rritja e forcave anti-emigracion, populizmi, islamofobia, kriza ekonomike, zgjerimi dhe BREXIT-i, janë disa nga çështjet më cilat evropianët do duhet të japin përgjigje.

Evropa ka qenë burimi i disa nga lëvizjet që kanë sjell ndryshime të jashtëzakonshme mbi mbarë njerëzimin. Një ndër të cilat është edhe shpikja e shekullit XIX, nacionalizmi me nuanca romantike që solli dhe fundin e disa prej perandorive multietnike.

Nacionalizmi e ka thelbin te dashuria për atdheun, etnia dhe besimi fetarë, me theks kryesor ruajtjen e të qënurit unik. Nacionalizmi darvinian i veshi dhe elementin e frikës nga i huaji. Duke parë se ishte nacionalizmi i transformuar në totalitarizëm, qe ai që solli një nga masakrat më të përgjakshme të njerëzimit, Luftën e Dytë Botërore. Në fund të vitit 1945, Evropa vendosi të krijojë një supershtet, BE-në, ku vendet anëtare vullnetarisht heqin dorë nga elementë të sovranitetit të tyre, për ta deleguar në Bruksel.

Sot Evropa përballet me tri probleme kryesore:

Kriza ekonomike: Që nga viti 2009, Eurozona është përballur me probleme konstante ekonomike, veçanërisht vendet e Evropës Jugore, si Greqia, Italia, Spanja dhe Portugalia që kanë borxh kolosal. Kjo ka krijuar një efekt zinxhir për mbarë Eurozonën, duke rritur numrin e papunësisë edhe për vendet e Evropës Qendore dhe Perëndimore.

Fakti se jo të gjithë kanë një punë, ka shkaktuar një zhgënjim të elektoratit për partitë tradicionale dhe institucionet zyrtare. Kjo i ka hapur terren të lirë forcave populiste të cilat jo vetëm kanë kapur momentin e përshtatshëm për të fituar terren, por edhe janë grupuar si një union i vetëm. Në takimin e Milanit ata formuan Aleancën Evropiane për Njerëzit dhe Kombet, me rreth 15 parti të së djathtës ekstreme, të kryesuar nga ministri i Brendshëm i Italisë, Mtteo Salvini. Pjesë e aleancës ishin partitë e së djathtës ekstreme nga Italia, Austria, Danimarka dhe Finlalda.

Ndërkohë, mbështetje u shpreh edhe nga Franca, ndërsa Polonia dhe Hungaria për momentin duken të dyzuara. Numrat tregojnë se aktualisht aleanca e sapokrijuar, 37 euro-deputetë.

Problemi i dytë: Si pasojë e krizës së vendeve të Evropës Jugore, një numër i madh i popullsisë emigroi në drejtim të vendeve të tjera, e ndërthurur kjo dhe me nisjen e të ashtuquajturës “Pranvera Arabe” në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore të cilat prodhuan më shumë se tre milionë emigrantë në Evropë.

Kushtet e një krize ekonomike zakonisht kërkojnë përgjigje dhe zgjidhje të shpejta. Siç duket, partitë populiste e gjetën përgjigjen duke artikuluar se problemi ishin emigrantët e ardhur nga zonat e luftës. Pjesë e këtij problemi është dhe integrimi i emigrantëve në shoqëritë perëndimore. Realisht, kjo është një detyrë shumë e vështirë, duke patur parasysh se këta emigrant vijnë nga shoqëri dhe kultura komplet të ndryshme. Mos integrimi i tyre solli getoizimin ose largimin e tyre dhe bashkimin me organizatën terroriste ISIS, shkaqe këto që e shtuan më shumë gjuhën e urrejtjes anti-emigracion dhe fobinë ndaj të huajve në Evropë.

Duke se sot BE lëkundet më shumë se kurrë në rrugën drejt të ardhmes. Për herë të parë, simboli i BE-së, lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve po vihet në pikëpyetje. Një mori vendesh, mes tyre Italia, Greqia, Austria, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia, kërkojnë rritjet e kontrolleve duke theksuar se mungesa e kufijve ka sjell rritje të emigrantëve ilegalë apo mundësi lëvizje të lehtë të grupeve terroriste.

Problemi i tretë: Pjesë e krizës që duhet të zgjidhë BE është dhe marrëdhënia që do të ndërtojë me Rusinë dhe shkëmbimet tregtare me Kinën e cila vazhdon të rivalizojë tregjet evropiane me çmimet e ulëta të mallrave. Së fundmi, BE dhe Uashingtoni, nën drejtimin e të paparashikueshmit presidentit Donald Trump, janë në nivelin më të ulët historikë të bashkëpunimit. Madje, mes palëve janë vendosur miliarda euro tarifa të ndërsjella.

(Autori është studiues pranë Universitetit Ludwig Maximilian në Munih)

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori