LAJMI I FUNDIT:

Evropa bëhet me superkompjuterin me fuqi sa pesë milionë laptopë

Evropa bëhet me superkompjuterin me fuqi sa pesë milionë laptopë

Superkompjuteri i parë evropian, i aftë për të kryer më shumë se një kuintilion (18 zero pas njëshit) operacione kompjuterike në sekondë, do të ndërtohet në një qendër kërkimore në Gjermani.

Siç raporton “Julich Research Center” që gjendet në afërsi të Kolnit, fuqia llogaritëse e këtij superkompjuteri do të jetë më e madhe se pesë milionë laptopë, transmeton Telegrafi.


I quajtur EksaFLOPS, superkompjuteri do të ketë edhe një emër tjetër – Jupiter, që do të krijohet nga kompania IBM.

Qëllimi i kompjuterit është të kryej përllogaritje shkencore – sa i përket ndryshimeve klimatike, si të luftohet një pandemi apo të sigurohet energjia e ripërtërishme.

Kostoja e ndërtimit të superkompjuterit është rreth 500 milionë euro. Gjysma e kësaj shume do të vijë nga Iniciativa Evropiane e Superkompjuterëve – EuroHPC, derisa gjysma tjetër do të sigurohet nga ministritë e qeverisë gjermane.

Jupiteri është projektuar si një superkompjuter “i gjelbër” që do të vë në funksion energjia e ripërtërishme. Jupiteri do të instalohet plotësisht gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Kalo në kategori