Evi Reçi jo vetëm këngëtare, tanimë një spikere e suksesshme në një nga radiot më të njohura në Itali

Në Shqipëri njihet si këngëtare, por tash e një kohë ajo ka ndërtuar karrierën e saj si një nga gazetaret më të suksesshme të së përditshmes “La Repubblica” në Itali.
Fjala është për Evi Reçin e cila gjithmonë ka mahnitur publiku me zërin, këngët e veçanta dhe butësinë që e karakterizon.
Mes shumë angazhimeve të mëdha në fushën e muzikës dhe gazetarisë, Evi tashmë shënon dhe një tjetër sukses në karrierën e saj.
Së fundmi, Evit i është bërë një ofertë nga një prej radiove më të dëgjuar në Itali, “Radio Fiesole”, radio kjo në të cilën artistja u paraqit si e ftuar speciale, gjersa përshtypja që la te drejtuesit bëri që ata të ftojnë artisten të bëhet pjesë e stafit të tyre, dhe tani ajo gëzon profesionin në një nga karriget më të mira të kësaj radioje.
Ajo tashmë është e pranishme një herë në javë në këtë radio, në të cilën do të prezantojë krah spikerëve të famshëm italianë Andrea Muzzi dhe Bruno Santini.
Për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali, Evi tashmë do të jetë zëri ëmbël një javor, që do t’i shoqërojë të gjithë dëgjuesit e radiove në makina dhe shtëpitë e tyre, duke u komunikuar informacionet dhe ngjarjet interesante që kanë të bëjnë kryesisht me të rejat e fundit në Itali.
Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë shumë e pëlqyer në tregun muzikor shqiptar si këngëtare. Projekti i saj i fundit mbetet “In my room”, një këngë e cila u mirëprit mirë nga publiku, dhe së shpejti priten projekte të reja muzikore nga ajo. /Telegrafi/
































































