LAJMI I FUNDIT:

Eventi më i rëndësishëm i i turizmit në Kosovë nga Vas Tour!

Eventi më i rëndësishëm i i turizmit në Kosovë nga Vas Tour!

Vas Tour Kosova si një operator turistik lider në fushën e turizmit ofron pushime në çdo vend të botës dhe aktivitete të ndryshme kulturore/sportive gjatë gjithë vitit (365 ditë).

Bazuar në punën ekipore, përvojën shumëvjeçare të stafit e mbi të gjitha shumë profesionale, ndërtohet produkti i VAS Tour dhe ofrohet për klientët e saj me një cilësi të lartë.

Si rrjedhojë e kësaj, VAS Tour vazhdon me organizimin e këtij panairi të turizmit duke sjellë në Prishtinë – Albi Mall hotelet më prestigjioze të Antalia, Maldives, Dubai dhe Egjipt.

Vas Tour Travel Fair 2021 do të jetë më 15 dhe 16 dhjetor në Albi Mall.

Gjithashtu do të ketë edhe super oferta edhe për destinacionet si Istanbul, Cappadocia, Bansko.

Objektivi i VAS Tour Travel Fair 2021 është që të ju mundësojmë agjensioneve partnere por edhe përfituesit të fundit pra klientit në këtë rast që të komunikojë dhe të shoh për së afërmi përfaqësuesit e këtyre hoteleve.

Për më shumë, janë dy ditë me mundësi të mëdha të super-ofertave që do të jenë në dispozicion të klientëve që arrijnë zbritjet deri në 55%.

Përgjatë këtyre dy ditëve do të ketë edhe lojë shpërblyese ku hotelet do të jenë të gatshëm edhe “aty për aty” të ofrojnë pse jo edhe zbritje shtese.

Gjithsesi VAS Tour në bashkëpunim me hotelet që janë prezent do të ofrojnë edhe pushim pa pagesë.

Mos harroni të na vizitoni në AlbiMall – Kati III-të.

Artikull i sponzorizuar