LAJMI I FUNDIT:

Eventi në librarinë “Dukagjini” – Ag Apolloni dhe Sabahete Çavdarbasha flasin për librat dhe rëndësinë e leximit

Eventi në librarinë “Dukagjini” – Ag Apolloni dhe Sabahete Çavdarbasha flasin për librat dhe rëndësinë e leximit

Të enjten mbrëma në librarinë “Dukagjini”, është mbajtur takim me shkrimtarin e njohur nga Kosova, Ag Apolloni, ku ky i fundit ka shpalosur rrugëtimin e tij si autor librash.

Apolloni përveç si shkrimtar,  njihet edhe si skenarist, dramaturg, filozof dhe profesor.


Ai në mesin e dashamirëve të librit ka theksuar se shkrimin e kishte filluar gjatë kohës që ishte në studime, respektivisht në vitin 2003.

“Jam i lidhur me atë tekst, e i cili deri në vitin 2009 nuk ishte botuar. Ka qenë ditar poetik që e kam mbajtur gjatë studimeve”, ka theksuar Apolloni.

Më tutje para të pranishmëve shkrimtari Apolloni, i cili është laureat i disa çmimeve letrare, ka sqaruar se ai mund ta dijë se kur fillon ta shkruaj një libër, por se kur do të përfundojë asnjëherë.

“Atë që e di është se vazhdimisht jam në ankth. Në fillim është ankthi derisa shkruhet libri, pastaj kur do të botohet, e në fund cilat do të jenë reagimet”, tha ai.

Sipas tij, libri është edukues për njerëzit, por çdo herë duhet patur parasysh se çfarë duhet me i sygjeru lexuesit.

“Libri është njëri nga bazat e qytetërimit njerëzor. Libri si diçka e shkruar e fakton dhe është ngurtësues i mendimit”, ka shtuar Apolloni.

Para të pranishmëve ka folur edhe njëra nga punëtorët më të vjetra në librarinë “Dukagjini”, Sebahete Çavdarbasha, e cila ka thënë se nuk është i saktë pohimi se në Kosovë nuk ka lexues.

Sipas saj, vet fakti se libraria Dukagjini është rritur me ambient dhe ofertë, ka ardhur si rezultat i shtimit të lexuesve.

“Ajo që po më pëlqen është fakti kur të rinjtë përveç se në gjuhën shqipe, lexojnë libra edhe në gjuhën angleze”, ka theksuar ajo.

Çavdarbasha ka thënë se i gëzohet pamasë ditës së shtunë kur vogëlushët grumbullohen në librari dhe lexojnë libra të moshës së tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori