Evakuimi i civilëve nga Britania e Madhe nga Afganistani do të përfundojë të shtunën, ka thënë shefi i Shtabit të Mbrojtjes, Gjeneral Sir Nick Carter.
Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, ai i tha programit Today të Radio 4 se ishte “zemërthyese” që ata nuk kishin qenë në gjendje t’i nxirrnin të gjithë.
Ndryshe një transport ajror masiv është duke u zhvilluar në aeroportin e Kabulit që kur militantët talebanë pushtuan kryeqytetin këtë muaj.
Dhe të premten, Ministria e Mbrojtjes tha se Britania e Madhe kishte evakuuar 14,543 njerëz nga Kabuli që nga 13 gushti.
Sir Nick, kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, tha se kishte ende disa fluturime evakuimi civilë që vinin nga Kabuli në Mbretërinë e Bashkuar, por “tani shumë më pak”.
“Ne jemi duke arritur në fund të evakuimit, i cili do të ndodhë gjatë ditës së sotme, dhe atëherë natyrisht do të jetë e nevojshme të nxjerrim trupat tanë jashtë në avionët e mbetur”.
“Ka shkuar aq mirë sa mund të bëhej në rrethanat … por ne nuk kemi qenë në gjendje t’i nxjerrim të gjithë jashtë dhe kjo ka qenë zemërthyese dhe ka pasur disa vlerësime shumë sfiduese që janë dashur të bëhen në terren”.
Ai tha se numri i afganëve që kishin të drejtë të vinin në Mbretërinë e Bashkuar, por mbetën në Afganistan ishte në “qindra”, duke sugjeruar se disa nuk do të kishin dashur të rrezikonin të udhëtonin në aeroport – ose nuk do të ishin në gjendje.
Deri të premten, qeveria tha se midis 800 dhe 1,100 afganë të kualifikuar dhe 100 deri në 150 britanikë nuk ishin evakuuar.
Ndryshe, një afat deri më 31 gusht është vendosur për trupat e huaja që të largohen nga vendi.
SHBA ka drejtuar aeroportin në kryeqytetin e Afganistanit, ku një sulm vetëvrasës me bombë të enjten mund të ketë vrarë deri në 170 njerëz – përfshirë dy shtetas britanikë dhe një fëmijë të një shtetasi britanik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës