LAJMI I FUNDIT:

Eurostat publikon statistika të reja: Kosova vazhdon të ketë çmimin më të ulët të rrymës

Eurostat publikon statistika të reja: Kosova vazhdon të ketë çmimin më të ulët të rrymës

Eurostat, zyra e statistikave e Bashkimit Evropian, pak orë më parë ka publikuar të dhënat e reja statistikore të çmimit të energjisë elektrike, sipas të cilave, Kosova vazhdon të mbajë çmimin më të ulët të energjisë elektrike në Evropë.

Ndryshe, sipas Eurostat, çmimet e energjisë elektrike në shtetet e Bashkimit Evropian kanë pësuar rritje, krahasuar me vitin 2017. Përkundër, Kosova ka arritur të mbajë çmim të ulët të energjisë elektrike, krahasuar me vendet tjera.

“Rritjet më të mëdha të çmimit të energjisë elektrike janë shënuar në Qipro dhe Spanjë’, thuhet në njoftimin e Eurostat.

Në listën e shteteve, është vetëm Ukraina ajo që ka çmimin më të ulët të energjisë elektrike se Kosova.

“Statistikat përfshijnë çmime të energjisë elektrike për konsumatorët e amvisërisë dhe konsumatorët tjerë në Bashkimin Evropian. Lista gjithashtu përfshinë të dhëna mbi çmimet në Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji, Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi, Serbi, Turqi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Moldavi, Ukrainë dhe Gjeorgji”, thuhet në faqen zyrtare të Eurostat.

Ndryshe, MZHE konfirmon se një prej arsyeve për çmimin e lirë të rrymës në Kosovë është edhe mungesa e investimeve në sektorin e energjisë.

Investimet në projekte energjetike, qoftë në miniera, projekte të energjisë së ripërtrishme, termocentralin Kosova e Re, do të reflektojnë në çmimin e energjisë elektrike në Kosovë në të ardhmen.

‘Realizimi i tyre ka kosto të kthimit, sikurse çdokund tjetër në botë, dhe eventualisht do të reflektojë në çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët’, thuhet në njoftimin e MZHE-së.

Realizimi i projekteve të planifikuara energjetike është më se i nevojshëm, për të siguruar pavarësi energjetike për vendin dhe furnizim të rregullt me energji elektrike në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Ekonomi
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Ekonomi
Kalo në kategori