LAJMI I FUNDIT:

Europol ndërmerr aksion në 28 vende përfshirë Shqipërinë, goditet grupi kriminal

Europol ndërmerr aksion në 28 vende përfshirë Shqipërinë, goditet grupi kriminal

Një operacion masiv i koordinuar nga Europoli në 28 vende të botës, përfshirë Shqipërinë ka shënjestruar 59 grupe kriminale që trafikonin ilaçe të keqpërdorura, falsifikuara dhe substanca dopingu.

Në aksionin policor të drejtuar nga Franca, Greqia, Italia dhe Spanja kanë marrë pjesë si forca të rendit, ashtu edhe zyrtarë të doganave.


Falë tij, është arritur të sekuestrohen mbi 10.5 milionë produkte mjekësore me vlerë më shumë se 40 milionë euro, 349 persona të dyshuar kanë përfunduar në pranga ose janë raportuar tek autoritetet gjyqësore, ndërsa janë mbyllur edhe 10 laboratorë klandestine.

Përveç një sasi të madhe medikamentesh e suplementesh të paligjshme ushqimore dhe sportive, janë kapur gjithashtu vaksina të falsifikuara kundër Covid-19, produkte sanitare dhe pajisje mjekësore.

Tregtia dhe konsumimi i barnave pa recetë nga profesionistët mjekësorë apo nga një kuadër mjekësor vazhdon të përbëjë një problem social, duke nxitur veprimtari të paligjshme, thuhet në deklaratën e Europolit. Keqpërdorimi përfshin dëshirën për efekte psikotropike, rekreative ose të rritjes së performancës dhe shtrihet në mjete të paqëllimshme të konsumit.

Kjo mund të shkaktojë rritje të kërkesës që nuk është në gjendje të plotësohet ligjërisht, ç’ka nxit trafikimin, kryesisht me produkte të devijuara nga zinxhiri legjitim i furnizimit, duke future këtu edhe ilaçet e falsifikuara, që prodhohen në laboratorë të paligjshëm, rrethana të dyshimta higjienike dhe masa sigurie, duke bartur në vetvete dhe rreziqet shëndetësore për personat që i konsumojnë.

Kështu, dy laboratorë të zbuluar në Greqi në vazhdën e këtij operacionit, mundësonin përpunimin e lëndës së parë të trafikuar përmes Moldavisë dhe Bullgarisë për produkte të ndryshme. Shitja më pas realizohej përmes faqeve të internetit dhe adresave të e-mail të koduara për një klientelë ndërkombëtare, ku përfshiheshin edhe dhjetëra atletë profesionistë. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori