LAJMI I FUNDIT:

“Eureporter”: Frikë për dhunë në Shqipëri (Video)

“Eureporter”: Frikë për dhunë në Shqipëri (Video)

“Eureporter” shkruan për frikën e episodeve të reja të dhunës përpara vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në Shqipëri, duke kujtuar në shkrimin e tij më të fundit mbi situatën politike të vendit, se si i ka kërkuar kreydiplomatja e bllokut, opozitës së udhëhequr nga Partia Demokratike, t’i japë fund bojkotit parlamentar e të riangazhohet në procesin legjislativ.

Kërkesa e Federica Mogherinit, shkruan Martin Banks, vjen në mesin e shtimit të tensioneve në Shqipëri dhe në vigjiljen e mbërritjes së delegacionit të BE-së në 24 prill, qëllimi i të cilit është të ndihmojë në zgjidhjen e ngërçit. Pretendohet se ligjvënësit e opozitës po e bojkotojnë Parlamentin për të bllokuar reformën në drejtësi, një kriter kyç i nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Brukselin, thuhet në artikull.


Opozita shqiptare thotë se kabineti aktual do të manipulojë votimet e kërkon dhe ndryshimin e datës së zgjedhjeve të caktuara në 18 qershor. Por, Mogherini është një prej zërave që shprehin shqetësim mbi këtë bojkot, duke e cilësuar refuzimin e opozitës për tu regjistruar në zgjedhje si një veprim “për të ardhur keq”. Debati politik duhet zhvilluar brenda Parlamentit, është këshilla e shefes së diplomacisë europiane, që i kërkon opozitës të sillet me përgjegjshmëri, transmeton TCH.

Ndërhyrja e saj vjen në sfondin e një shtimi të tensioneve në vend, vazhdon ‘Eureporter’, i cili kujton se si Lulzim Basha i kërkoi mbështetësve të PD-së të bllokojnë rrugët kombëtare paraditen e së hënës, kur duhet të mbërrijnë negociatorët e PE-së. Ekziston frika se vizita e delegacionit do të përkojë me një shpërthim të ri dhune në rrugët e Tiranës, thekson shkrimi, dhe ajo përforcohet akoma më shumë nga komentet debatndjellëse të Bashës dhe thirrjet e tij: Doni luftë? Luftë do të keni!

Kërcënimi i dhunës ka hedhur një hije mbi zgjedhjet e qershorit, ashtu siç ndodhi dhe në vitin 2013, kur u vra një aktivist. Si për të treguar se skenare të tilla nuk janë dhe aq të pagjasa, Eureporter përmend 21 janarin. Delegacioni i Parlamentit Europian, i drejtuar nga kryesuesi i komitetit me shumë influencë të çështjeve të jashtme në PE, David McAllister, do të përpiqet të davarisë tensionet në Tiranë.

Burime të besueshme brenda PE-së thonë se është e qartë tashmë që Europa po përgatitet për mundësinë e mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike. Ata thonë se kjo do të rezultojë e vështirë, por e menaxhueshme. Reagimi i Lulzim Bashës ka qenë i prerë: “Nuk ka dhe nuk ka për të patur dhunë. Ka dhe ka për të patur qëndresë dhe vendosmëri paqësore e demokratike”.

Thirrjes së Mogherinit i ka bërë jehonë edhe zv/Presidenti i delegacionit të PE-së në Shqipëri, kroati Ivan Jakovçiç, që i bëri gjithashtu thirrje opozitës që të hyjë në zgjedhje, sepse ato janë rruga e vetme për një sistem demokratik e një shoqëri paqësore.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori