Misionit evropian të sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, do t’i tkurret mandati.
Projektligji i ri i Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e mandatit të EULEX-it ka pësuar disa ndryshime. Burimet të televizionit publik kanë thënë se me këtë ndryshim parashihet se këtij misioni i pamundësohet që të hapë raste të reja për krimet e luftës dhe korrupsionit, para se ato t’i fillojë prokuroria e shtetit.
Ky ndryshim është vendosur, edhe pse Brukseli nuk ka kthyer letër institucioneve të Kosovës.
Ndërkohë, një burim qeveritar në kushte anonimiteti i ka thënë portalit Koha.net se “Misioni i EULEX-it ka ardhur në Kosovë me ftesë të Presidentit.
“Ftesa e Presidentit parasheh edhe kompetencat e Misionit, të cilat me ligjin e ri janë dukshëm më të vogla sesa që ka pasur deri tash EULEX-i”, ka thënë ky burim pa mundur që të precizojë më shumë.
Modifikimin e ligjit e ka përmendur edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. Qeveria e Kosovës zhvilloi sot mbledhjen e 93-të, në të cilën ka miratuar Projektligjin për Vazhdimin e Mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, (EULEX Kosova).
Zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, prezantoi projektligjin në fjalë, duke thënë se ligji i ri për EULEX-in do të quhet Ligji për Vazhdimin e Mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.
“Ju e dini që të premten kemi miratuar një draft ligj i cili ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare dhe kemi pasur për bazë letrën e presidentit të Republikës dërguar zonjës Mogherini. Në mungesë të një përgjigje tani ka nevojë që ky ligj të modifikohet dhe të quhet Ligji për Vazhdimin e Mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë. Arsyeja kryesore është që tani jemi në ditët e fundit të përfundimit të mandatit aktual të EULEX-it dhe me qëllim të tregimit të përkushtimit tonë për Misionin e EULEX-it në Kosovë dhe rritjen e kapaciteteve tona për rend dhe ligj si dhe për të shprehur gatishmërinë për të vazhduar mandatin e tyre në Kosovë edhe për dy vjet, propozoj që ta miratojmë këtë projektligj dhe ta dërgojmë në Kuvendin e Kosovës”, tha Kuçi.
Kryeministri Isa Mustafa tha se arsyetimet janë dhënë nga zëvendëskryeministri Kuçi, për ndryshimet që janë dashur të bëhen në mënyrë që të procedohet në Kuvend.
“Do ta procedojmë sonte, në mënyrë që të sigurojmë që mbledhja e Kuvendit të thirret para skadimit të mandatit të EULEX-it dhe vendimi i Kuvendit të merret po ashtu para skadimit të mandatit”, tha Mustafa.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës