LAJMI I FUNDIT:

“EULEX-i mbajti të mbyllura rastet e personave të pagjetur, për përfitime politike”

“EULEX-i mbajti të mbyllura rastet e personave të pagjetur, për përfitime politike”

Qendra Burimore për Personat e Zhdukur ka mbajtur tryezë, gjatë ditës së sotme në lidhje me temën” Çështja e personave të zhdukur – sfidat rreth identifikimit, situata aktuale në morgun e Prishtinës dhe planet për të ardhmen”. Nga ku është kritikuar, puna e EULEX-it në lidhje me personat e pagjetur. Për këta të fundit u tha se kanë mbajtur shumë raste të mbyllura, për shkaqe politike. Po ashtu u tha se në fund të marsit Projektligji për të Pagjeturit dorëzohet në Kuvend.

Çështja e personave të pagjetur, edhe pas 20 vjetëve, vazhdon të jetë plagë e hapur për shoqërinë kosovare. Nga ku për rreth 1600 persona, ende nuk dihet fati i tyre.


Një fat të tillë ka edhe Bajram Qerkinaj, i cili ka të zhdukur të birin e tij.

Ai thotë se kjo temë vazhdon të jetë shumë shqetësuese për familjarët e të pagjeturve. Qerkinaj po ashtu thotë se padrejtësisht ka shumë trupa të cilët janë të identifikuar dhe nuk u dorëzohen familjarëve.

“Ne e dimë se keq identifikimi apo varrimi klasik nëpër komuna është edhe atje numër i madh. Kisha dasht me fol për këto tema, çka mundet familjari me ndihmu, çka mundeni ju të bëni ose çfarë keni në plan të bëni, pasi kompetencat ua ka dhënë EULEX-i dhe i ka dorzu EULEX-i, tash i keni kompetencat ju… Ka trupa të cilët dihet kush janë dhe nuk u kthehen familjarëve , ka trupat të cilët nuk u takojnë luftës, janë të luftës së dytë botërore. Për Mitrovicë e di që janë shtatë.. Është shumë çudi çka po ndodhë që nuk po dorëzohen. Do të thotë deri tash është formuar një grup punues, i cili ende nuk i paska kompetencat, sa duhet”, tha ai.

E në lidhje me këtë, këshilltari i kryeministrit, Jahja Lluka tha se kompetencat duhet të merren plotësisht nga shteti.

Tha se tema e personave të zhdukur është me shumë probleme, sepse si qeveri, siç tha ai, nuk kanë mundësi të zgjedhin vet këtë problem.

“Në bazë të letërkëmbimit të presidentit me Bashkimin Evropian, kompetenca ekzekutive EULEX-i më në Kosovë nuk ka. Prandaj as në Institutin e Mjekësisë Ligjore nuk mund të ketë…. Do t’i marrim kompetencat, jemi shtet, do të sillemi si shtet. Individët absolut nuk na interesojnë. Ata që nuk e kanë kryer punën, disa herë kam kërkuar që shtatë personat të cilët janë marrë nga Meto Bajraktari të kthehen ku janë edhe shokët, nuk është përfill kjo kërkesë. Tani kam kërkuar nga Arsimi me pas plan të saktë, kur do të kthehen ata shtatë persona, në Shipol. Kur do të filloj rivarrimi i njerëzve që janë në morg, që nuk kanë të bëjnë me të zhdukurit edhe me luftën, meqenëse në marrëveshje me komunën, është siguru një pjesë e varrezave në Dragodan që të gjithë ata që kanë të bëjnë me të zhdukurit, me luftën, me krimet e luftës. Nuk kanë nevojë me qenë në m orgun e Institutit, e as në morgun e Prishtinës, për arsye se aty thuhet që janë rreth 300, ka edhe njerëz tjerë në morg që nuk janë kthye, e kemi rastin e Krushës së vogël”, tha Lluka.

Çështja e personave të pagjetur, tha se do të jetë temë e delegacionit. Madje, siç tha ai për Qeverinë e Kosovës, kjo temë është prioritet.

Lluka mes tjerash tha se deri në fund të marsit, do të aprovohet koncept dokumenti për të pagjeturit në qeveri, ku më pas do të dërgohet në Kuvend të Kosovës.

Lluka duke i’u drejtuar një zyrtareje të EULEX-it, ka akuzuar këta të fundit, duke thënë se ata kanë mbajtur shumë raste të mbyllura, për shkak të përfitimeve politike.

“Në të kaluarën kemi pasur probleme, edhe me dokumentacione, për arsye se familjarët nuk kanë qenë të kënaqur ashtu siç EULEX-i ka dashur t’ua jap dokumentacionet…. Se ju keni qenë shefat, nuk po ta ka ënda, por do të thotë me fol drejtë. Pse EULEX-i keni dashur me ua jep datën.. kur ja keni gjetur kockën me bashku, nuk kanë pranu familjarët, ju e dini se çfarë kemi hjekur me familjarët në Gjakovë, me i bind për me qenë të qetë. Nuk mundesh me thon zonjë e nderuar që është gjetur trupi i një njeriu në 2018, nëse ai u gjet në 2005, e tash e ke gjet sepse Serbia i ka end mbetjet mortore poshtë e përpjet. Nuk e ki të drejtën me thon që është gjetur në 2018, nëse ai e ka marrë një trup në 2005….Nuk i keni zgjedhur problemet e shumta, është dashur të vi unë me e zgjedh problemin, edhe me mshel rastin e Gjakovës, se keni dashur me politizu rastin e Gjakovës, kur juve ju ka desht….Se i ka konvenu dikujt…Politikisht ju ka desht dikujt rasti i Gjakovës me mbet i hapur. Ndërsa, me vite janë mbajt rastet të mbyllura në fijokat e juaja që nuk janë hap”, ka shtuar Lluka.

Antropologu në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Valon Hyseni tha në fundin e vitit të kaluar është bërë një grup punues që i merr kompetencat e EULEX-it për të punuar në morg.

“Është e vërtetë që në fundin e vitit të kaluar është bërë një grup punues, i cili do t’i merr hap pas hapi kompetencat prej EULEX-it për punën e morgut dhe punën në përgjithësi që ka të bëjë me procesin e personave të paidentifikuar. Veç kemi filluar punën në morg, ku çdo ditë punohet, në mbështetje të antropologut Avanit, ku edhe unë si mjek i ri dhe duke u certifikuar si antropolog, jemi në morg duke i bërë punët tona”, tha ai.

Ndërsa, kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, tha se morgu duhet të pastrohet, sepse janë pjesë e së kaluarës dhe historisë.

“Morgu duhet të pastrohet, atyre që nuk janë në interes apo mandat i yni. Që janë të kaluarës, historisë. Sepse në varreza ku të shkojsh, pa gjet mbetje mortore, nuk e len. Nuk kemi arsye numrin shtatë të mbetjeve mortore, të gjetura në Mitrovicë, t’i mbajmë në morg. Atje e kemi caktuar lokacionin, është i rrethuar, i konservuar. Kur do nesër dikujt që i konvenon ajo çështje ato mund të trajtohen… Mirëpo, tani për tani nuk është në mandatin tonë, në interesin tonë, pse të rrinë në morg, për ato mbetje mortore të cilat kemi rezultat, nuk kemi nevojë”, ka përfunduar Gjetaj.

Ndryshe, 20 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk dihet ende për fatin e 1648 personave./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori