LAJMI I FUNDIT:

EULEX kontrollon Aeroportin e Prishtinës për gylenistët

EULEX kontrollon Aeroportin e Prishtinës për gylenistët

Policia e EULEX-it i është përgjigjur kërkesës së familjeve të gjashtë shtetasve turq të arrestuar një ditë më parë, të cilët pohonin se janë duke u mbajtur ende në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Mirëpo të njëjtit nuk janë gjetur në aeroport.


Duhet theksuar se të arrestuarit ishin drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovë, të identifikuar nga Turqia si mbështetës të Fetullah Gylenit; Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan.

Lëvizja Gyleniste operon me shkolla në 160 vende nga Afganistani e deri në SHBA.

Javët e fundit Kosova ka qenë në presion nga Turqia për të ndërmarrë një aksion kundër këtyre shkollave të themeluara nga Lëvizja Gyleniste.

Turqia akuzon Gylenin, krerikun mysliman që jeton në SHBA për orkestrim të grushtshtetit të 15 korrikut të vitit 2016 dhe e ka deklaruar lëvizjen e tij si terroriste.