Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes së Dhunshme, i ka bërë apel të afërmëve të gjithë personave të pagjetur që t’i japin mostrat e gjakut, ashtu që të mund të përfundohet procesi i identifikimit të disa mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës.
Zëvendës-drejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe ekspertja e EULEX-it, Tarja Formisto, tha se njëri prej problemeve të ballafaquara gjatë procesit të identifikimit të mbetjeve mortore është fakti se jo të gjithë të afërmit e personave të pagjetur i kanë dhënë mostrat e tyre të gjakut për analizën e ADN-së.
“Ka familje të cilat refuzojnë t’i japin mostrat e gjakut për arsye të ndryshme. Disa besojnë se të afërmit e tyre janë ende gjallë, të tjerët nuk duan t’i japin mostrat e gjakut përpara se kryerësit e veprave të sillen përpara drejtësisë. Unë vlerësoj se deri në 20 persona të pagjetur do të mund të identifikoheshin me anë të AND-së, sikur familjarët e të gjithë personave të pagjetur t’i jepnin mostrat e gjakut. Unë dëshiroj t’u bëj apel të afërmëve të gjithë personave të pagjetur që t’i japin mostrat e gjakut ashtu që ne të mund ta përfundojmë procesin e identifikimit për disa prej tyre,” tha zëvendës-drejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës.
Duke folur për arsyet pse ende më shumë se 1640 persona nuk janë gjetur në Kosovë, Formisto tha se ekziston mungesë e informacioneve të reja dhe të besueshme për lokacionin e saktë të varrezave, duke shtuar se disa prej mbetjeve mortore janë në varreza masive, disa prej tyre në varreza klandestine më të vogla, si dhe nëpër varreza në zona të ndryshme, gjë që e bën më të vështirë procesin e lokalizimit të mbetjeve mortore.
“Ekziston gjithashtu edhe çështja e një numri të caktuar të keqidentifikimeve. Menjëherë pas konfliktit kufomat janë identifikuar në mënyrë të përgjithësuar, për shembull nëpërmjet fotografive, rrobave apo gjësendeve personale, që ka rezultuar në gabime të cilat sot është vështirë të gjurmohen dhe të korrigjohen”, tha ekspertja e EULEX-it.
Ekspertët e EULEX-it vazhdojnë të punojnë së bashku me kolegët vendas të tyre në Institutin e Mjekësisë Ligjore duke ofruar ekspertizë dhe këshilla për identifikimin e varrezave të mundshme klandestine dhe për zhvarrimin dhe identifikimin e viktimave nga konflikti i Kosovës. Prej filimit të mandatit të EULEX-it e deri më sot, ky Mision i ka kryer 656 operacione në terren për t’i lokalizuar personat e pagjetur, përfshirë 166 zhvarrime. Janë identifikuar mbetjet mortore të 456 individëve, përfshirë 316 persona të pagjetur.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre