LAJMI I FUNDIT:

Ethereum kalon pragun prej njëmijë dollarësh

Ethereum kalon pragun prej njëmijë dollarësh

Ethereum, kriptovaluta e tretë më e madhe në botë për nga volumi i kapitalit të tregut, sot për herë të parë arriti rekordin më të lartë duke kaluar pragu prej njëmijë dollarësh, sipas të dhënave të CoinMarketCap.

Kjo kriptovalutë u rrit për 40 për qind në një javë, ndërsa brenda 24 orëve në 11 për qind.


Etherium ose ETH tani ka një vëllim të tregut prej 98.5 miliardë dollarësh dhe gjendet në vendin e tretë pas Bitcoin, i cili ka një treg prej 255.5 miliardë dollarësh dhe Ripple prej 136 miliardë dollarësh.

Aktualisht në qarkullim ka rreth 96.7 milionë Etherium. /Telegrafi/