LAJMI I FUNDIT:

Esper: SHBA nuk po kërkon ‘të fillojë një luftë me Iranin, por jemi të gatshëm ta përfundojmë atë’

Esper: SHBA nuk po kërkon ‘të fillojë një luftë me Iranin, por jemi të gatshëm ta përfundojmë atë’

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka thënë të martën SHBA nuk po kërkon një luftë me Iranin por është “e gatshme të përfundojë një të tillë”.

Ai gjithashtu tha që SHBA nuk po tërheq trupat nga Iraku pas një votimi fundjavë nga parlamenti i Irakut për të dëbuar forcat amerikane, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.


“Ne nuk jemi në kërkim të fillimit të një lufte me Iranin, por ne jemi të gatshëm ta përfundojmë atë”, ka thënë Esper gjatë një interviste me Christiane Amanpour.

Të martën, CNN raportoi se forcat amerikane dhe raketat e mbrojtjes ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme ishin vendosur në gatishmëri të lartë gjatë ditës së hënë për të shkatërruar dronët iranianë ndërsa inteligjenca ka ngritur shqetësimin në lidhje me një kërcënim të një sulmi të afërt kundër objektivave amerikane.

Alarmi pasqyron tensionet e ngritura midis SHBA-së dhe Iranit pas sulmit me dronë të javës së kaluar që vrau një gjeneral të lartë iranian, Qasem Soleimani.

Zyrtarët amerikanë kanë pretenduar se sulmi kundër gjeneralit është kryer për të parandaluar një sulm “të menjëhershëm” në rajon që do të vinte në rrezik jetën e amerikanëve, por deri më tani nuk kanë pranuar të japin prova.

Kur u pyet nëse kishte ndonjë “pendesë për vrasjen e Soleimanit”, Esper qëndronte pranë vendimit.

“Ishte koha për të larguar udhëheqësin terrorist të një organizate terroriste jashtë fushës së betejës”, citohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori