LAJMI I FUNDIT:

Është zhvilluar gara e dytë në disiplinën auto-sllallom

Është zhvilluar gara e dytë në disiplinën auto-sllallom
(Foto: KP)

Ka vazhduar edhe të shtunën gara e dytë në disiplinën auto-sllallom, garë kjo e cila ishte mjaft interesante dhe solli emocione për të pranishmit dhe për më shumë se njëzetë pjesëmarrësit.

Gara u zhvillua në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, ku patën mundësi të marrin pjesë të gjithë ata që e kanë pasion automobilizmin dhe që nuk kanë pasur rast ta sfidojnë veten, megjithatë, morën pjesë edhe kampion të disiplinave të ndryshme.


I pranishëm në këtë garë ka qenë edhe kryetari i Federatës së Automobilizmit të Kosovës, Ismet Rexhepi. Ai tha se klubet janë duke punuar pak dhe shpreson që në të ardhmen do të këtë më shumë interesim.

“Gara e sotme është gara e dytë në kuadër të disiplinës sllallom që organizohet në kuadër të kampionatit të Kosovës në këtë disiplinë. Numri i pjesëmarrësve është mbi 20, jemi të gatshëm ta menaxhojmë garën edhe me 50-80, mirëpo numri është i tillë, sikur klubet po punojnë pak në rajonet e tyre dhe nuk po e shfrytëzojnë këtë mundësi që të gjithë ata që e kanë pasion automobilizmin dhe që nuk kanë pas rast ta sfidojnë veten, me pa çfarë rezultate munden me arrit, realisht e lëshojnë një rast të mirë, por besoj që në të ardhmen klubet do të punojnë më tepër”, deklaroi Rexhepi.

Një ndër pjesëmarrësit ka qenë edhe Altëron Symeta, i cili është kampion malor dhe njëkohësisht nënkampion në ‘drift’. Ai beson se kushtet janë në nivelin e duhur në krahasim me nivelin e Kosovës dhe gara ka qenë mjaftë atraktive – transmeton KP.

“Gara ka qenë shumë e mirë, jemi kënaqur, megjithëse marrë pjesë edhe në shumë disiplina tjera si drift, malore. Kushtet e zhvillimit për nivelin e Kosovës janë të mira. Konkurrenca është e mirë, nuk është e keqe, jemi të kënaqur me rëndësi është me bë atraktivë”, u shpreh Symeta.

Pjesëmarrës ka qenë edhe kampioni i Kosovës në garat malore, Bardhyl Canolli. Ai tha se kjo garë është më shumë për amatorë, por ka pasur edhe profesionistë, mirëpo ka pritur që numri i pjesëmarrësve të jetë më i madh.

“Realisht kjo është një garë sllodom e disiplinës sllodom, realisht është për më amatera jo për profesionistë siç jemi ne, por në fakt ka edhe profesionistë, driftera, kështu që është një garë me ma shumë taktikë, më i tregu aftësitë çdo njeri për shkak se mundet edhe me kerre civile, ata që e ndjejnë vetën se janë profesionistë ose dëshirojnë të bëhen profesionistë munden me tregu vetën këtu”, deklaroi Canolli.

Kujtojmë që nesër është Drag Race IV, e cila do të jetë e fundit për këtë vit.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori