LAJMI I FUNDIT:

Është zbuluar shkaku përse femrat shtatshkurtra më vështirë humbin peshë trupore nga ato me shtat të lartë

Është zbuluar shkaku përse femrat shtatshkurtra më vështirë humbin peshë trupore nga ato me shtat të lartë

Femrat shtatshkurtra kanë masë më të vogël indesh të cilën e përbëjnë muskujt, organet, kockat, indet lidhore, pra të gjitha ato që nuk janë yndyra dhe ujë

Femrat shtatshkurtra kanë metabolizëm më të ngadalshëm dhe më vështirë dobësohen, së paku kështu thotë dr. Kreg Primac, kryetar i Shoqatës Mjekësore të Obezitetit të SHBA-së.


Sa kalori kujt i nevojitet dhe si mund të arrihet masa ideale trupore varet edhe nga mosha dhe gjinia e personit, por edhe nga pjesëmarrja e disa komponentëve të trupit – indit yndyror, masës kockore, masës muskulore dhe ujit, transmeton Telegrafi.

Përse jeta është kaq e pasinqertë?

Përgjigjja më e thjeshtë pyetjes së shtruar do të ishte – Sa më i vogël të jetë trupi, më pak energji i nevojitet. Derisa versioni tjetër është: Femrat shtatshkurtra kanë masë më të vogël indesh të cilën e përbëjnë muskujt, organet, kockat, indet lidhore, pra të gjitha ato që nuk janë yndyra dhe ujë.

Nga ajo masë e përgjithshme varet shpenzimi i kalorive. Sa më e madhe të jetë masa, personit i nevojitet edhe sasi më e madhe e kalorive për funksionimin e metabolizmit bazal dhe anasjelltas.

Hulumtimet e publikuara në revistën mjekësore “PLUS ONE” kanë treguar që femrat shtatshkurtra kanë më pak organe vitale nga ato shtatlartat, përkatësisht madhësinë e organeve proporcionalisht me madhësinë e trupit.

– Dhe sikur kjo të mos jetë e mjaftueshme kanë edhe më pak muskuj, prandaj dihet që muskujt shpenzojnë më shumë kalori se sa yndyra, – thotë trajneri Mari Spano.

Mirëpo, nëse jeni shtatshkurtër, mos u pikëlloni, sepse ekzistojnë mënyrat se si mund “ta mashtroni” natyrshëm metabolizmin e ngadalshëm.

Rebel Wilson Eating GIF

Këshillat për dobësim për femrat shtatshkurtra:

1. Hani në harmoni me nevojat tuaja

Ndiqni sinjalin e ngopjes dhe urisë dhe pushoni të hani kur ndieni që keni ngrënë mjaft dhe mos u krahasoni me miket tuaja shtatlarta apo me anëtarët e familjes.

Një lugë gjelle në ditë e kësaj erëze mund t’ju ndihmojë të humbni kilogramët e tepërt dhe të ulni kolesterolin
Lexo po ashtu Një lugë gjelle në ditë e kësaj erëze mund t’ju ndihmojë të humbni kilogramët e tepërt dhe të ulni kolesterolin

2. Ngrini pesha

Madhësinë e organeve nuk mund ta ndryshoni, mirëpo sasinë e muskujve po. Dr. Kreg Primac këshillon që në rutinën tuaj të ushtrimeve ta kombinoni edhe trajnimin e forcës, ai konstaton që është më mirë të ngrini një peshë më të rëndë një herë, se sa ushtrimet me pesha të lehta t’i përsërisni disa herë.

3. Hani më shumë proteina

Kur përpiqeni të zvogëloni marrjen e kalorive, shtoni marrjen e proteinave, sepse ato japin ndjenjën afatgjatë të ngopjes dhe stabilizojnë sheqerin në gjak. Kujdes me marrjen e vitaminave dhe mineraleve – disa regjime dietale kanë mungesë të nutrienëve të rëndësishëm, mungesa e të cilëve mund të rrezikojë shëndetin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Shëndetësi
Kalo në kategori